Situata vijon të jetë kritike në njësinë administrative Ulëz të Bashkisë Mat, ku zjarri po përhapet me shpejtësi dhe kërcënon zonat e banuara.
Sipas raportimeve në media, flakët kanë avancuar drejt luginës së Shkopetit, ku ndodhen disa banesa.
Forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës po vijojnë ndërhyrjen në terren për të frenuar përhapjen e zjarrit, megjithatë flakët po përparojnë me shpejtësi.
Ndërkohë edhe në fshatin Lundër, flakët janë afruar pranë banesave, ndërsa banorët kanë refuzuar të largohen nga shtëpitë.
Po ashtu, në fshatin Madhesh, zjarri po kërcënon një banesë dhe një fermë me më shumë se 200 koshere bletësh, të cilat rrezikojnë të digjen nga flakët.














