Një vatër zjarri është shfaqur ditën e sotme në zonën e Nikaj-Mërturit, në Tropojë, konkretisht në Lugun e Ndërmajës.
Flakët kanë përfshirë masive pyjore, ku ndodhen edhe pemë mbi 100-vjeçare, duke ngritur shqetësimin për përhapjen e mëtejshme të zjarrit në këtë zonë.
Pas një periudhe me temperatura të larta dhe disa vatrave zjarri të raportuara në zona të ndryshme të vendit, në Tropojë situata kishte qenë e qetë deri më tani.
Terreni i vështirë malor dhe temperaturat e larta mund të favorizojnë përhapjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e strukturave përgjegjëse është e nevojshme për të vënë nën kontroll vatrën dhe për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të masivit pyjor.
Aktualisht, situata kërkon monitorim të vazhdueshëm dhe angazhim të forcave të emergjencës për frenimin e zjarrit.














