• Kontakt
Saturday, September 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Pastrimi i parave deformon tregun”, Tabaku: Shqiptarët paguajnë kostot e zhvlerësimit të euros

12:47 : 05/09/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në një video të postuar në rrjetet sociale në “Këndin e Funjdavës”, u shpreh se ekonomia prodhuese dhe familjet shqiptare po paguajnë kostot e zhvlerësimit të euros, ndërsa flukset e pashpjeguara të valutës dhe pastrimi i parave deformojnë tregun.

Tabaku renditi industrinë fason dhe manifakturat, bujqësinë dhe familjet si humbësit më të mëdhenj të kësaj situate.

“Kur euro zhvlerësohet vazhdimisht, ndërsa eksportuesit fundosen, bujqësia bie dhe produktiviteti nuk shënon ndonjë rritje reale, qeveria nuk mund të përgjigjet me propagandë. Ajo duhet të përgjigjet me të dhëna”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj, pasojat tashmë janë të dukshme në ekonominë reale. “INSTAT-i ju thotë se bujqësia ka vite që tkurret. Ju thotë se fasoneria humbet kontrata dhe vende pune. Sipërmarrjet eksportuese ju thonë se zhvlerësimi i euros po u ul të ardhurat dhe po i çon drejt mbylljes. Familjet thonë se çmimet janë rritur”, deklaroi deputetja demokrate.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 5 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Singapori, ekonomia më konkurruese në botë në 2026, Azia dhe Europa dominojnë renditjen

Tabaku ngriti shqetësimin edhe për përqendrimin e ekonomisë te ndërtimi. Sipas shifrave të paraqitura prej saj, ky sektor zë rreth 12.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nivelin më të lartë në rajon dhe rreth 2.5 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Ajo theksoi se nuk mund të vendoset shenjë barazimi ndërmjet gjithë sektorit të ndërtimit dhe aktivitetit kriminal, por paralajmëroi se dosjet e viteve të fundit tregojnë përdorimin e ndërtimeve dhe pasurive të paluajtshme si kanale të dyshuara për pastrimin e parave.

“Askush nuk mund dhe nuk duhet të pretendojë se çdo ndërtues është kriminal apo se çdo investim është produkt i parave të pista. Por dosjet penale tregojnë se ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme janë përdorur si kanale të dyshuara pastrimi në disa prej çështjeve më të mëdha të viteve të fundit”, tha Tabaku.

Sipas saj, hyrja e kapitalit kriminal në ekonomi dëmton konkurrencën e ndershme, rrit çmimet e pronave dhe dobëson bizneset që punojnë, prodhojnë dhe paguajnë rregullisht taksat.

“Pastrimi i parave nuk i sjell Shqipërisë zhvillim. Ai sjell rritje pa mirëqenie, ndërtime pa qytet, kapital pa prodhim dhe pasuri pa punë. Ai rrit çmimet e pronave për familjen e re që kërkon një apartament. Ai ul vlerën e punës së eksportuesit”, deklaroi ajo.

Tabaku kërkoi verifikim real të pronarëve përfitues, deklarim të detyrueshëm të burimit të fondeve për transaksionet e mëdha të pasurive të paluajtshme dhe transparencë mbi financimin e projekteve të ndërtimit.

“Shqipërisë nuk i mungojnë paratë. Shqipërisë i mungon drejtësia në mënyrën se si krijohen, si taksohen dhe si investohen ato”, përfundoi Tabaku.

Etiketa: ekonomieuroJorida Tabaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 5 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:42 : 05/09/2026
AKTUALITET

Singapori, ekonomia më konkurruese në botë në 2026, Azia dhe Europa dominojnë renditjen

10:59 : 04/09/2026
BOTA

A ka marrë fund më në fund recesioni ekonomik në Gjermani?

08:47 : 04/09/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 4 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 04/09/2026
AKTUALITET

Tabaku-Ramës: Shqipëria vendos më shumë gjoba se rajoni! Administrata shtetërore presion bizneseve

11:13 : 03/09/2026
AKTUALITET

Tabaku: Dorëheqja e ministres së Shëndetësisë në prag të “superagjencisë” që do të kontrollojë 1.5 mld euro tendera

20:47 : 02/09/2026
Para

Në Shqipëri, arkitektët e dalluar nga "revolucioni i flamingove" po fshehin kokën në rërë

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e diel, 6 shtator 2026

23:00 : 05/09/2026

“Nuk shitet Shqipëria por qeveria!”/ Mbyllet nata e 98-të e revoltës qytetare

22:54 : 05/09/2026

Shtëpi të djegura e dhjetëra familje të evakuara/ Rama thotë se zjarri në Himarë nuk vrau njeri!

22:40 : 05/09/2026

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 mln € për tallava?!

22:26 : 05/09/2026

Kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët e Divjakës sërish në protestë

22:15 : 05/09/2026

21 vatra zjarri në 24 orë, 11 vijojnë të jenë aktive

22:08 : 05/09/2026
Foto ilustruese

Operacion “blic” në Sarandë/ Sekuestrohen armë dhe drogë, disa të arrestuar

21:51 : 05/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioEscortes Belgiqueşile escortMarsbahisMarsbahisiptvdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetthe luxe casinothe luxe casinoromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbethuhubetdeneme bonusujojobetJojobetcasibomjojobet girişholiganbetpusulabetCasibomjojobetcasibommarsbahisBahsegelsekabetMarsbahisgrandpashabet