Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas heqjes së “non grata-s”.
Në pamjet e publikuara nga lideri demokrat në rrjetet sociale, ai shfaqet në momentet e para pas mbërritjes, teksa pritet nga shqiptarë që i afrohen për ta përshëndetur dhe për të shkëmbyer momente me të.
Vizita e kryetarit të PD-së pritet të përfshijë një agjendë të ngjeshur takimesh gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara.














