Një automjet tip Ford është përfshirë nga flakët këtë të shtunë në tunelin Elbasan–Tiranë.
Nga të dhënat paraprake, zjarri ka përfshirë automjetin, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës dhe shmangien e përhapjes së flakëve.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në automjet, ndërsa pritet që autoritetet përkatëse të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.













