• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PAMJET/ Himara në betejë me flakët, alarm në bregdetin e jugut

by Bota Bota
September 4, 2026
in Aktualitet, Kryesore
PAMJET/ Himara në betejë me flakët, alarm në bregdetin e jugut
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e By-Pass-it të Himarës pasditen e kësaj të premteje, duke u përhapur me shpejtësi drejt zonave të banuara. Era e fortë ka favorizuar përparimin e flakëve, ndërsa situata është rënduar gjatë orëve të mbrëmjes.

Fillimisht zjarri përfshiu sipërfaqe të mëdha toke në zonën e kodrave, ndërsa më pas flakët iu afruan banesave. Deri tani raportohet se dy banesa janë shkrumbuar, ndërsa rreth 40 të tjera ndodhen në rrezik për shkak të afërsisë me vatrën e zjarrit.

Për shkak të përhapjes së flakëve, ka nisur evakuimi i banorëve nga zonat e rrezikuara. Paralelisht, janë larguar edhe turistë të akomoduar në hotelet pranë zonës së përfshirë nga zjarri, pasi flakët janë afruar ndjeshëm me strukturat turistike.

Situata është bërë edhe më kritike. Pamjet nga terreni tregojnë flakë me intensitet të lartë, ndërsa fronti i zjarrit është shtrirë në kodrat përreth qytetit dhe në disa pika është afruar pranë banesave.

Një qytetar ka kërkuar ndërhyrje nga ajri, duke deklaruar se banorët po largohen me shpejtësi nga Himara dhe se disa banesa janë rrethuar nga flakët.

“Kërkojmë ndërhyrje urgjentisht nga ajri sepse shikojmë disa shtëpi të rrethuara nga zjarri. Nuk po na japin sqarim nëse ka pasur njerëz brenda apo është djegur dikush. Zjarri po i afrohet qytetit. Ju lutem kërkojmë ndihmë se nuk kemi mundësi”, shprehet ai.

Klikoni videon

Ndërkohë, në një reagim për situatën, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka pranuar dështimin për shuarjen e flakëve ndërsa u ka bërë thirrje banorëve të largohen nga banesat, bizneset apo ambientet e tjera që ndodhen në rrezik.

Në postimin e tij, Tavo ka vënë në dispozicion edhe disa numra kontakti të emergjencave, për banorët në terren, edhe pse deri më tani emergjencat nuk kanë mundur të neutralizojnë situatën.

“Për shkak të zjarrit të papritur që po përparon drejt zonave të banura, ju bëjmë thirrje të largoheni nga shtëpitë, bizneset apo abiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën. Ju lutemi, kërkoni ndihmën e organeve të policisë se rendit, policisë bashkiak, zjarrfikësve dhe urgjencës mjeksore në çdo kohë. Ruani qetësinë dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve”,- thuhet në postim.

Deri në këto momente, dy banesa janë raportuar të djegura, ndërsa rreziku mbetet i lartë për banesat e tjera dhe strukturat turistike pranë zonës së zjarrit.

Tags: HimaraZjarr
Previous Post

Thriller për Realin, bie ndaj Betis, Mbappe bën “mëkat”

Next Post

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, temperatura deri në 37°C

Bota Bota

Bota Bota

Next Post
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, temperatura deri në 37°C

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, temperatura deri në 37°C

TË FUNDIT

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026
Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

September 5, 2026
Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti që humbi jetën

Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti që humbi jetën

September 5, 2026
Zjarri në Levan, shkrumbohen nga flakët dy makina

Zjarri në Levan, shkrumbohen nga flakët dy makina

September 5, 2026
Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev

Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev

September 5, 2026
Zjarri bën ‘kërdinë’ në Levan, Reuters publikon PAMJET apokaliptike

Zjarri bën ‘kërdinë’ në Levan, Reuters publikon PAMJET apokaliptike

September 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Makina përfshihet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikësit

September 5, 2026
Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

September 5, 2026
Tragjedi në Malësinë e Madhe/ 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën në Lëpushë

Tragjedi në Malësinë e Madhe/ 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën në Lëpushë

September 5, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Elbasan/ Ndërprerje të energjisë për 4 ditë, ja zonat dhe oraret

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL