Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit, qytetarët kanë hedhur thirrje si “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Arrestoni Ramën!”.
Protesta ka hyrë në ditën e 97-të, ndërsa qëndresa tashmë ka kaluar në muajin e katërt. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ata kërkojnë gjithashtu ndryshimin e sistemit politik.
Lëvizja nisi fillimisht si reagim ndaj projektit të Zvërnecit, por me kalimin e javëve protestat janë zgjeruar, duke marrë karakter të përditshëm dhe duke u shndërruar në një aksion më të gjerë kundër qeverisë dhe klasës së vjetër politike.
Kujtojmë se më herët, Gjykata e Tiranës la të lirë 14 protestues të arrestuar pas tensioneve të regjistruara pranë Kryeministrisë.













