Edi Rama ka uruar përmes një videomesazhi homologen Giorgia Meloni, e cila pas 1413 ditësh në detyrë, bëhet qeveria më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane.
Përmes një video-mesazhi të publikuar në platformën “X” Rama e ka “sfiduar” homologen italiane që tashmë të thyejë rekordin e tij në qeverisje.
Ndërkohë edhe Meloni nuk nguroi t’i komunikonte kryeministrit një mesazh, ku shkruan se Shqipëria është një mike dhe një partnere e çmuar dhe se sipas saj, Rama arrin të ndërthurë ironinë me disa të vërteta jo fort të rehatshme!
“Edi, miku im, faleminderit nga zemra për këtë videomesazh. Si gjithmonë, arrin të ndërthurësh ironinë me disa të vërteta jo fort të rehatshme!













