Viktor Bardhi, 65 vjeç, është personi që mbeti i vrarë në atentatin e një dite më parë në Ndërfushaz të Rrëshenit.
Ekzekutimi i 65-vjeçarit dyshohet se lidhet me një konflikt të hershëm mes familjeve Bardhi dhe Reçi, përplasja mes të cilave është shoqëruar ndër vite me ngjarje të rënda kriminale dhe viktima.
Vrasja e fundit ka rikthyer në vëmendje historikun e këtij konflikti, ndërsa autorët dhe motivet e atentatit mbeten në hetim nga autoritetet.













