Flash News

E-TJERA

Mesazhi i parë i ambasadores së BE-së: Do të mbështesim çdo hap të shqiptarëve drejt integrimit

-640-0-gttjpg-1788529774.jpg

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka nisur zyrtarisht mandatin në Tiranë.

Ajo ka përcjellë mesazhin e saj të parë për shqiptarët në një moment të rëndësishëm për rrugëtimin europian të vendit.

Diplomatja portugeze theksoi se Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit dhe se ajo, së bashku me ekipin e Delegacionit të BE-së, do të jetë në Tiranë për të mbështetur përparimin e vendit drejt anëtarësimit në Union.

“Është një nder të jem këtu, në një moment kaq të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Së bashku me ekipin tim në Delegacionin e BE-së, jam këtu për të mbështetur çdo hap të shqiptarëve drejt integrimit”, u shpreh Moreira de Sousa.

Në mesazhin e saj të parë, ambasadorja e re vuri gjithashtu theksin te kontakti me qytetarët dhe njohja nga afër e vendit. Ajo tha se gjatë mandatit të saj dëshiron të udhëtojë në të gjithë Shqipërinë.

“Kam dëgjuar shumë për mikpritjen e popullit shqiptar dhe mezi pres të udhëtoj nëpër vend, për ta përjetuar dhe dëshmuar vetë”, deklaroi ajo.

Moreira de Sousa e përmbylli mesazhin e saj me një përshëndetje në shqip: “Mirupafshim!”

 

Të fundit