Flash News

E-TJERA

Hoxha zbardh prapaskenat e arrestimit të Agasit: Telefonata që ktheu nga rruga furgonin e policisë

artan-hoxha2026-09-05-143152.jpg

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar arrestimin e Ergys Agasit dhe lëvizjet e policisë pas ndalimit të tij në zonën e Plepa­ve në Durrës.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Hoxha tregoi se si u transportua Agasi pas arrestimit, duke deklaruar se fillimisht ishte planifikuar që ai të dërgohej në burgun e Durrësit, por më pas furgoni i policisë ndryshoi drejtim.

“Sapo u kap, njoftimi fillestar ishte që do të shkonte në burgun e Durrësit, por e kthyen në Qafë-Kashar. Këtë s’e di pse e kthyen, çfarë ndodhi për Bradasheshin”, tha Hoxha.

Gazetari e lidhi këtë ndryshim itinerari me një telefonatë të mundshme, duke ngritur pyetjen: “Kush e ka urdhrin?”. Sipas Hoxhës, arrestimi i Agasit mund të ketë një tjetër dimension përtej akuzave të bëra publike deri tani. Ai shprehu skepticizëm se Agasi do të vendosë të bashkëpunojë me hetimet apo të japë informacione për persona të tjerë.

“Nuk shpresoj që Agasi të flasë më. Agasi është arrestuar për t’iu mbyllur goja”, deklaroi Hoxha, duke theksuar se kjo është pikëpamja e tij mbi situatën. Ai shtoi se, sipas tij, Agasi mund të përballet me akuzat që janë ngritur ndaj tij dhe se gjatë hetimit mund të ketë edhe zhvillime të tjera.

Hoxha u ndal edhe te fakti që Agasi, pavarësisht se ishte një person i përfolur publikisht, kishte vijuar të shfaqej në Tiranë. “Agasi këto kohë ka ndenjur në Tiranë. Po të ishte i shqetësuar, s’do të dilte. Kur del një njeri i tillë që është kaq i përfolur, del kur ka siguri”, tha ai.

“Agasi do të ishte interesant si arrestim, nëse në pushtet do të ishte një parti tjetër dhe jo kjo tani. Aty ai mund të fliste dhe të bashkëpunonte me hetimet. Por çfarë i intereson atij që të flasë? Nëse ai flet, rëndon veten e vet”, deklaroi Artan Hoxha.

 

Të fundit