Flash News

Bota

Serbia nderon Mlladiç, revoltohet eurodeputeti gjerman: Turp për Beogradin!

bf6c889f-965d-4a85-967d-805e5232f4f7-1.webp

Eurodeputeti gjerman Michael Roth ka reaguar i revoltuar ndaj Serbisë pas ceremonisë shtetërore dhe ushtarake me të cilën Beogradi përcolli Ratko Mlladiç, ish-komandantin e Ushtrisë së Republika Srpska, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte.

Roth e ka cilësuar ceremoninë si një sinjal të rëndë për procesin e pajtimit në Ballkanin Perëndimor, duke shprehur habinë që një person i dënuar për përgjegjësi në gjenocidin e Srebrenicës të nderohet zyrtarisht në Beograd.

Nuk e kisha menduar kurrë se do të shihja një person të dënuar për krime lufte, përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës, të marrë nderime shtetërore në Beograd. Kjo tregon se sa larg është Serbia nga pajtimi për të cilin ka nevojë urgjente rajoni. Faleminderit të gjithë serbëve që e kundërshtojnë publikisht këtë turp”, deklaroi Roth.
Vendimi i autoriteteve serbe ka sjellë reagime edhe nga Brukseli.

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, anuloi vizitën e planifikuar në Serbi, duke dënuar glorifikimin e personave të dënuar për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Ratko Mlladiç ndërroi jetë më 27 gusht në Hagë, në moshën 84-vjeçare, ndërsa vuante dënimin e përjetshëm. Ai u shpall përfundimisht fajtor nga mekanizmi gjyqësor i OKB-së për rolin e tij në gjenocidin e Srebrenicës në korrik 1995, ku u vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë.

Të fundit