Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi pas mbërritjes së Berishës në SHBA: Është hedhur vetëm hapi i parë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas mbërritjes së kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë zhvillim si nisjen e një etape të re në përballjen politike.

Në një reagim në Facebook, Këlliçi ka rikthyer në vëmendje një çështje që, sipas tij, ka rënduar për vite mbi Partinë Demokratike dhe demokratët. Ai pretendon se pas saj qëndron një skemë korruptive dhe kriminale, ku akuzon kryeministrin Edi Rama si një prej aktorëve kryesorë.

Këlliçi shprehet se demokratët dhe Sali Berisha kanë kaluar një periudhë të gjatë nën një barrë që e konsideron të padrejtë dhe të pamerituar.

"U desh shumë forcë e vendosmëri e demokratëve dhe Sali Berishës për të çmontuar një operacion korruptiv e kriminal ku u përfshinë shumë aktorë, me Edi Ramën në krye!

5 vjet u mbajt padrejtësisht në kurrizin tonë një damkë e pamerituar, një barrë e rëndë dhe padrejtësi e madhe.

Në fund e drejta dhe e vërteta triumfoi.

Kjo është një histori që nuk duhet arkivuar, por që meriton transparencë si shërbim ndaj interesit publik dhe ndaj vendit.

Sot me mbërritjen e Sali Berishës në SHBA është hedhur vetëm hapi i parë!", shkruan Këlliçi.

 

Të fundit