Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari përplaset me barrierën anësore

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 31-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Cërrik-Elbasan”.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet M. K., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili më pas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, 31-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

“Më datë 04.09.2026, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Elbasan”, shtetasi M. K., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe, për pasojë, motomjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi M. K. ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

Të fundit