Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në Amerikë/ Të dielën takimi me shqiptarët, më 9 shtator Konventa Republikane

796903594_1075171538202044_5818979272951545943_n.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vizitën e tij të parë pas heqjes së ndalimit për të udhëtuar drejt SHBA-së.

Gjatë qëndrimit në Amerikë, Berisha pritet të zhvillojë një sërë takimesh, ndërsa më 9 dhe 10 shtator do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane në Dallas, Teksas, si pjesë e delegacionit të International Democracy Union (IDU).

Një prej takimeve të para të kryedemokratit do të jetë me komunitetin shqiptar në SHBA. Takimi është parashikuar të zhvillohet të dielën, më 6 shtator, në orën 11:00, në Bergen Performing Arts Center në New Jersey. Në aktivitet pritet të marrin pjesë shqiptarë nga New Yorku, New Jersey, Pennsylvania, Connecticut dhe zona të tjera.

Vizita e Berishës vjen në një moment të rëndësishëm për zhvillimet politike në Shqipëri, ndërsa kreu i PD-së pritet të shfrytëzojë qëndrimin në SHBA për takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe kontakte politike.

Nga aeroporti i Rinasit, para nisjes, Berisha e cilësoi udhëtimin si veçanërisht të rëndësishëm për Shqipërinë, duke deklaruar se SHBA-të do të mbështesin shqiptarët në përpjekjen e tyre politike kundër qeverisë së Edi Ramës.

Të fundit