Flash News

KRYESORE

Levani nën flakë/ Reuters sjell pamje nga zjarri 'apokaliptik'

Një banesë që përfshihet nga flakët, një i moshuar që qëndron i dëshpëruar përballë saj dhe njerëz të revoltuar nga situata. Këto janë disa nga pamjet që sjell agjencia ndërkombëtare Reuters nga zjarri në Levan, Fier.

Fotografitë e mbrëmjes së 4 shtatorit tregojnë përmasat e zjarrit dhe momentet e vështira të përjetuara nga banorët, ndërsa një helikopter shihet duke tentuar të shuajë flakët.

 

Zjarri u raportua fillimisht në zonën e Qafës së Koshovicës, pranë Radostinës, dhe u përhap drejt Levanit, duke përfshirë ullishte, shkurre dhe sipërfaqe pyjore.

Raportimet nga terreni bëjnë me dije se flakët përfshinë edhe një banesë të pabanuar dhe një stallë bagëtish, ku ndodheshin rreth 20 lopë. Kafshët u nxorën në kohë.

Situata u bë shqetësuese edhe për banorët e zonës, pasi flakët iu afruan banesave dhe bizneseve pranë Qafës së Koshovicës. Disa familje u evakuuan, ndërsa autoritetet mbajtën në gatishmëri kapacitetet për evakuim.

 

Ministria e Shëndetësisë raportoi se tre persona u paraqitën me asfiksi nga tymi dhe morën ndihmën e nevojshme.

 

Të fundit