Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj Kuçit, Jozefin Marku përballet me 5 akuza, në kërkim dy persona

Policia ka zbardhur detaje të reja lidhur me dhunimin e 26-vjeçarit E. K. në Tiranë, ngjarje për të cilën janë ndaluar dy persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Në pranga ka rënë J. M., 30 vjeç, i cili akuzohet për disa vepra penale, mes tyre heqje e paligjshme e lirisë, plagosje e lehtë me dashje, kanosje, mbajtje pa të drejtë e uniformës dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private.

I ndaluar është edhe K. N., 31 vjeç, i dyshuar si drejtuesi i një automjeti tip “Land Rover” që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. Ndaj tij rëndojnë akuza të tjera, përfshirë përkrahjen e autorit të krimit dhe armëmbajtjen pa leje.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Anton Huli, 48 vjeç, dhe K. V., 27 vjeç, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Gjatë kontrollit në banesën e K. N., uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti “Land Rover”, i cili dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Sipas hetimeve, personat e përfshirë dyshohet se kanë dhunuar 26-vjeçarin E. K., pasi pretendohet se ai kishte fyer një prej tyre.

Të fundit