Flash News

E-TJERA

Përballë protestës dhe tensioneve politike, Kuvendi rikthehet në 8 shtator pas pushimeve

images.jpeg

Deputetët do të mblidhen të martën, më 8 shtator, në orën 17:00, për të çelur zyrtarisht Sesionin e III-të të Legjislaturës së XI-të.

Seanca e parë plenare pas pushimeve të verës është thirrur nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa në rendin e ditës janë parashikuar tre pika: hapja e sesionit të ri parlamentar, miratimi i procesverbalit të seancës së fundit plenare të 27 korrikut dhe njoftimet zyrtare për projektligjet e depozituara dhe nismat e reja parlamentare.

1-3.jpg

Rikthimi i deputetëve në sallë pritet të shoqërohet me tensione edhe jashtë godinës së Parlamentit. 

Pas më shumë se tre muajsh protestash kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët kanë paralajmëruar se do ta zhvendosin protestën edhe përpara Kuvendit, duke e shoqëruar çdo seancë parlamentare me tubime kundër ligjvënësve.

Në protestat e mëparshme, situata përpara Parlamentit është shoqëruar me tensione, ndërsa disa deputetë janë përballur edhe me hedhje vezësh nga protestuesit.

 

Të fundit