Flash News

E-TJERA

Video/ Jo vetëm dhuna, si u përdhosën simbolet e Policisë së Shtetit nga përplasja Marku–Kuçi

Screenshot 2026-09-04 164124.png

Dalja e pamjeve të plota të përplasjes mes këngëtarit Joz Marku dhe Eduard Kuçit ka nxjerrë në pah një tjetër element shqetësues.

Veç dhunës së ushtruar vihet re edhe  përdorimin e simboleve që ngjajnë me ato të Policisë së Shtetit për ndalimin e një automjeti.

Në videon  që po qarkullon në rrjet, shihet momenti kur disa persona i dalin përpara automjetit me të cilin udhëtonte Eduard Kuçi. Mes tyre shfaqet edhe një person që mban në dorë një tabelë “STOP” që ngjan me sinjalistikën e Policisë.

Pas ndalimit të automjetit, në skenë shfaqet Joz Marku, i cili përballet me Kuçin dhe e godet me shuplakë. Më pas dëgjohet t’i thotë: “Ulu në gjunjë”, ndërsa Kuçi shihet duke u ulur dhe duke kërkuar falje.

Por nëse tabela dhe elementët e tjerë që shfaqen në video janë realisht pjesë e pajisjeve ose sinjalistikës së Policisë së Shtetit, atëherë çështja merr një tjetër përmasë.

Nuk bëhet më fjalë vetëm për një konflikt mes dy personave, por për një episod ku simbolet e një institucioni shtetëror që përfaqëson autoritetin dhe ligjin dyshohet se janë përdorur për të krijuar përshtypjen e një ndalimi policor.

Kjo ngre pikëpyetjen nëse kemi të bëjmë me keqpërdorim apo përdhosje të simboleve të Policisë së Shtetit, dhe mbi të gjitha, se nga kanë ardhur këto materiale dhe kush i ka pasur në përdorim.

Nëse konfirmohet se janë përdorur pa autorizim tabela, shenja, uniforma apo elementë identifikues të Policisë së Shtetit, atëherë kemi përpara një çështje që shkon përtej konfliktit personal Joz Marku–Eduard Kuçi dhe kërkon hetim për mënyrën se si këto simbole kanë përfunduar në duart e personave të përfshirë në incident.

Mbetet për t’u parë nëse Policia e Shtetit dhe autoritetet hetimore do të sqarojnë përdorimin e simboleve policore në këtë episod dhe nëse ato janë autentike.

 

Të fundit