Flash News

E-TJERA

Protesta e 98-të para Kryeministrisë, aktivisti: Të martën do jemi te Parlamenti me vezë e domate

1783192555_edisonlika.jpg

Aktivisti Edison Lika deklaroi nga protesta e 98-të para Kryeministrisë se protestuesit po presin nisjen e seancave plenare për t'u zhvendosur edhe përpara Kuvendit.

Lika ka  paralajmëruar një përshkallëzim të protestave pasi tha se protestuesit do të jenë të pranishëm ditën e martë, në nisje të seancës së parë plenare. 

“Këto ditë prisnim kur do të ishte seanca e parë plenare që t’u bëjmë vizitë deputetëve. A jeni gati? A do t’i presim me vezë, domate dhe miell apo jo?”, u shpreh ai.

Sipas Likës, protesta do të vijojë me të njëjtin intensitet, ndërsa pjesëmarrësit do të jenë në dyert e Parlamentit gjatë çdo seance plenare.

“Ditën e martë, në orën 5 pasdite do jemi te Parlamenti pasi fillon seanca e parë plenare. A do jemi të martën te Parlamenti apo jo? A do t’i presim deputetët me vezë dhe domate apo jo? A do t’u themi që nuk na përfaqësoni apo jo?”, deklaroi aktivisti.

 

Të fundit