Flash News

E-TJERA

Përkeqësohet situata nga zjarret në Levan të Fierit, digjet një banesë, evakuuohen disa familje

-640-0-1788537548xzjarri-ne-fier-796.jpg

Përkeqësohet situata e zjarrit që ka përfshirë zonën e Levanit në Fier.

Një ndërtesë e pabanuar është përfshirë nga flakët, ndërsa disa të tjera ndodhen nën rrezikun e përfshirjes nga zjarri. Banorët e rrezikuar janë evakuuar, ndërsa situata vijon të jetë problematike.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullishte dhe shkurre në fshatin Radostinë të bashkisë së Fierit, ndërsa flakët u janë afruar dy lokaleve në afërsi të Qafës së Koshovicës, në anën lindore të Radostinës.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke sjellë edhe bllokimin e hekurudhës Fier-Vlorë. Ndërkohë, disa familje janë evakuuar për shkak se tymi i dendur ka mbuluar banesat e tyre.

 

Të fundit