Puna për ta punuar tokën këtë vit është bërë më e shtrenjtë.
Shkak kryesor për rritjen e kostove është çmimi i naftës, i cili është rritur krahasuar me vitet e kaluara.
Me këtë situatë po përballet edhe një fermer që prej dekadash merret me punimin e tokës.
Fermerët thonë se rritja e kostove të inputeve bujqësore po ua vështirëson gjithnjë e më shumë punën.
Për lëndën djegëse, Ministria e Bujqësisë u ofron fermerëve subvencionim, por sipas tyre kjo mbështetje nuk është e mjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet.
Megjithatë, nafta nuk është i vetmi shpenzim që është rritur.
Prodhuesit bujqësorë paralajmërojnë se, nëse çmimet e produkteve mbeten të ulëta dhe kostot, veçmas ato të naftës, vazhdojnë të rriten, në vitet e ardhshme mund të ketë edhe zvogëlim të sipërfaqeve të mbjella.


