Lajme

Ndërron jetë i aksidentuari më 18 gusht në Loxhë të Pejës

09/05/2026 19:39
nga:Y I

Ka ndërruar jetë një person i cili ishte përfshirë në një aksident me 18 gusht në Loxhë të Pejës.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Pejës për “Gazeta Blic”.

‘’Sot, më 5 shtator 2026, Policia është informuar se një person, i cili ishte aksidentuar më 18 gusht në fshatin Loxhë, ka ndërruar jetë në një spital në Shkup. Trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka deklaruar për “Gazeta Blic” nga Policia e Pejës.

/Gazeta Blic/