Lajmet e fundit

Fiorentina vazhdon të zhgënjejë në startin e sezonit të ri në Serie A. Viola, një prej skuadrave më të përforcuara në Itali gjatë merkatos së verës, ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në kampionat, pas tri ndeshjeve të para.
Skuadra nga Firence, e cila pak ditë më parë festoi 100-vjetorin e klubit, po përjeton një nisje për t’u harruar. Pas humbjeve ndaj Romës dhe Frosinones, Fiorentina u mposht edhe nga Torino, duke mbetur pa pikë pas tri javësh dhe me një bilanc negativ prej tetë golash të pësuar.
Për Torinon, ndërkohë, kjo ishte fitorja e parë në kampionat këtë sezon, pas dy humbjeve në dy javët e para. Granata tashmë marrin frymë më lirshëm pas këtij triumfi në Firence.
Në javën e ardhshme, Torino do të presë Romën, ndërsa Fiorentina do të udhëtojë në transfertë për t’u përballur me Venezian.