Lajmet e fundit

Leon Avdullahu ka shënuar golin e parë me fanellën e Hoffenheimit, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij ndaj Borussia Dortmundit.
Mesfushori kosovar realizoi në minutën e 45-të me një goditje të fuqishme nga distanca, duke shënuar një eurogol për 1-0, transmeton Klankosova.tv.
🇩🇪🔵 TREMENDO DERECHAZO DE LEON AVDULLAHU 💥
— Ligas Top del Fútbol (@LigasTopFutbol) September 5, 2026
BORUSSIA DORTMUND CAE VISITANDO AL HOFFENHEIMpic.twitter.com/5aZMzFHRCx
Ky është goli i parë i Avdullahut me Hoffenheimin, në sezonin e tij të dytë me klubin gjerman.
Në formacionin titullar të Hoffenheimit është edhe Albian Hajdari, i cili u ndëshkua me karton të verdhë.
Ndërkohë, Fisnik Asllani nuk është ende në dispozicion të skuadrës.