Lajmet e fundit

Një 67-vjeçar nga Arizona është arrestuar pasi dyshohet se u bë agresiv gjatë një fluturimi të American Airlines nga Dallas drejt Newarkut.
Për shkak të incidentit, avioni u devijua drejt Baltimore-Washington, ku pasagjeri u arrestua pas uljes, raporton abcnews, transmeton Klankosova.tv.
Sipas dëshmive të pasagjerëve, ai dyshohet se ofendoi dhe kërcënoi persona në bord, ndërsa dy pasagjerë ndërhynë për ta mbajtur nën kontroll.
Ai u lidh me shirit ngjitës dhe lidhëse plastike deri në uljen e avionit.
Gjatë arrestimit, policët vunë re se 67-vjeçari kishte një plagë të hapur në krah. Ai u dërgua për ekzaminim mjekësor.
FBI-ja po heton incidentin, ndërsa edhe Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka nisur hetimin për devijimin e fluturimit.