Lajmet e fundit
Rruga gati njëmujore e përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit nuk e çoi procesin te qëllimi.
Tani, subjektet opozitare, me të njëjtin synim kthimin e ligjshmërisë dhe zhbllokimin e institucioneve po paralajmërojnë metoda të tjera, duke hequr dorë nga mbledhjet e shpeshta në Kuvend për të kërkuar konstituimin e tij.
Në ditën kur përfundon edhe afati prej 30 ditësh nga nisja e seancës konstituive, të cilin Lëvizja Vetëvendosje e kishte interpretuar si afat të rregullt, Partia Demokratike e Kosovës ka dhënë sinjale se do të ndërmarrë hapa të rinj.
Megjithatë, nga PDK-ja ende nuk kanë bërë të ditur se çfarë veprimesh konkrete do të ndërmarrin.
Edhe Aleanca shprehet se nuk ka më durim për situatën e krijuar.