Lajmet e fundit
Institucioni i Avokatit të Popullit vazhdon të funksionojë me ushtrues detyre, ndërsa Naim Qelaj e mban këtë pozitë tash e gjashtë vjet.
Ekspertët vlerësojnë se kjo situatë po kufizon kompetencat e institucionit dhe duhet të marrë fund sa më shpejt.
Anton Ndrecaj nga Instituti “Clard” thotë se raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët, por thekson se ushtruesi i detyrës nuk i ka të njëjtat kompetenca si Avokati i Popullit me mandat të plotë.
Sipas tij, zgjedhja e Avokatit të Popullit duhet të jetë një nga prioritetet kryesore, pasi institucioni nuk mund të vazhdojë pafundësisht me ushtrues detyre.
Edhe Aolta Bajrami nga AVONET thotë se ka pasur mundësi që Avokati i Popullit të zgjidhej gjatë legjislaturës së kaluar, por procedurat nuk janë iniciuar me kohë.
Bllokimi i punës së Kuvendit dhe moszgjedhja e presidentit kanë lënë vakante drejtimin dhe bordet e disa institucioneve, përfshirë edhe Institucionin e Avokatit të Popullit.