Lajmet e fundit
Deputetët e dy partive opozitare, të cilët në vazhdimësi kanë kërkuar konstituimin e Kuvendit, ende nuk kanë konfirmuar nëse do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës së caktuar për 9 shtator.
Njësoj si Partia Demokratike, as Aleanca nuk ka bërë të ditur qëndrimin e saj për pjesëmarrjen në seancë. Vendimi pritet të merret pas takimeve që të dy subjektet politike pritet t’i zhvillojnë në fillim të javës së ardhshme.
Të dyja partitë e akuzojnë Vetëvendosjen për shkelje kushtetuese, pretendim që kundërshtohet nga kjo parti, e cila e ka cilësuar situatën si të pashmangshme.
Vetëvendosje dhe kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e kanë arsyetuar mosvazhdimin e seancës me mungesën e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit dhe me rrezikun e përshkallëzimit të situatës në Kuvend.