Lajmet e fundit

Interi ka fituar derbin e parë të xhiros së tretë në Serie A, duke mposhtur Napolin me rezultat 3-2 në një ndeshje spektakolare, e cila shpërtheu në pjesën e dytë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse të dyja skuadrat krijuan disa mundësi të mira shënimi. Spektakli i vërtetë nisi pas pushimit, me Napolin që brenda pak minutash shënoi dy herë.
Fillimisht ishte Politano që kaloi mysafirët në epërsi, ndërsa Hojlund dyfishoi avantazhin dhe dukej se Napoli po shkonte drejt fitores.
Por Interi tregoi karakterin e kampionit. Lautaro Martinez ngushtoi rezultatin, ndërsa Marcus Thuram shënoi për 2-2, duke rikthyer zikaltërit në lojë.
Napoli pati edhe dy raste të pastra për ta mbyllur ndeshjen, por Interi shpëtoi në momentet vendimtare. Dhe kur dukej se takimi do të përfundonte në barazim, Lautaro Martinez u shfaq sërish në minutën e 90-të, duke shënuar golin e fitores dhe duke kompletuar një përmbysje të çmendur, 3-2.
Kjo ishte fitorja e parë e Cristian Chivu ndaj Massimiliano Allegrit në përballjet mes tyre.
Interi vazhdon kështu me maksimumin e pikëve, 9 nga tri ndeshje, ndërsa Napoli pëson humbjen e dytë radhazi, pas asaj ndaj Comos dhe tash ndaj Interit.
Në xhiron e ardhshme, Interi do të përballet me Udinesen, ndërsa Napoli do të presë Bolognën.