Lajmet e fundit
Ismail Tasholli ka thënë se “Marshi për Liri” i 12 shtatorit pritet të jetë më masivi deri më tani, duke theksuar se qytetarë nga e gjithë Kosova pritet të mblidhen në Prishtinë.
Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Tasholli tha se gatishmëria e qytetarëve për të marrë pjesë në marsh është e madhe.
Prishtina me 12 shtator do të jetë e krejt Kosovës, krejt Kosova do të zbarkojë në Prishtinë për të përçuar një mesazh të qytetrum që Kosova pret dhe pret vendimi që të jetë i drejtë. Mandej edhe pjesa e organizimit në diasporë tashmë janë të angazhuar mbi 50 60 veta që merren me këtë punë, unë në ditën kur do të kryhet marshi këtu, do të jem në së paku katër pesë vende të Evropës me bashkatdhetarë, me mërgatën dhe do të shkojmë me 15 shtator që e kemi quajtur ne “nata e pritjes”, grumbullimit 10 ora në mbrëmje për të pritur të nesërmen 10 mëngjes ku edhe nis seanca ku edhe atje në mënyrë të qytetëruar do të presim dhe do të shikojmë përmes një ekrani verditin për të përquar një mesazh shumë të rëndësishëm që edhe mërgata pret, po edhe mërgata ka qenë pjesë e vazhdueshme e ngjarjeve atje”, deklaroi Tasholli.
Tasholli theksoi se përmes këtyre organizimeve synohet të përcillet një mesazh qytetar dhe i qartë se Kosova pret një vendim të drejtë.