Çmenduri në Olimpico, Roma përmbys Atalantën në fund - Gazeta Express
string(51) "cmenduri-ne-olimpico-roma-permbys-atalanten-ne-fund"

Futboll

Gazeta Express

05/09/2026 22:43

Çmenduri në Olimpico, Roma përmbys Atalantën në fund

Futboll

Gazeta Express

05/09/2026 22:43

Roma ka bërë një tjetër mrekulli në Serie A, duke e përmbysur Atalantën me rezultat 2-1 në një fund dramatik në Olimpico.

Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini ishte në disavantazh për pjesën më të madhe të ndeshjes, pasi Éderson shënoi për 0-1 në minutën e 47-të. Por Roma nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte golin me insistim.

Verdhekuqtë dominuan në fazën përfundimtare të takimit dhe presioni i madh u shpërblye në minutën e 90-të, kur Mario Hermoso realizoi për 1-1, duke shpërthyer festën në Olimpico.

Por Roma nuk u mjaftua me barazimin.

Vetëm tre minuta më vonë, në 90+3, Matías Soulé shënoi golin e çmendur të përmbysjes për 2-1.

Një fund spektakolar për Romën, e cila përmbysi gjithçka në minutat e fundit dhe mori tri pikë që dukej se po i iknin nga duart.

Roma e konfirmon kështu startin perfekt të sezonit: tri ndeshje, tri fitore dhe 9 pikë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕