Dukagjini ka shënuar fitoren e dytë sezonale në Superligën e Kosovës në futboll.
Klinasit triumfuan 1:2 në udhëtim ndaj Llapit, në kuadër të javës së katërt të elitës së futbollit kosovar.
Me këtë fitore, Dukagjini shkon në kuotën e tetë pikëve pas katër ndeshjeve dhe mbetet pa humbje në këtë kampionat.
Në anën tjetër, kriza e Llapit vazhdon. Skuadra nga Podujeva mbetet në fund të tabelës me zero pikë pas katër javësh.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina u pa shumë i nervozuar me ndarjen e drejtësisë në këtë përballje.
Në intervistën pas ndeshjes për Artmotion, Batatina pati kritika të mëdha për gjyqtarin e takimit, Rrezart Hasanaj.
“jam i zhgënjyer qysh ka filluar superliga e kosovës. Skandal i madh ajo se çfarë ndodhisot. Gjyqtari Rrezart Hasanaj vetëm sa nuk e mori topin me e dhanë goll për Dukagjinin. Ky gjyqtar nuk e meriton Superligën, pasi sot ai erdhi me tendencë në Podujevë. Më këto refera nuk na duhet as titulli kampion, as Evropa e as pranimi në FIFA e UEFA.”