Analiza e gazetarit Ardit Rada: Si u aktivizua propaganda ruse në Serbi kundër emrit të Dirk Schuebel- shefit të Zyrës së BE në Kosovë - Gazeta Express
string(132) "analiza-e-gazetarit-ardit-rada-si-u-aktivizua-propaganda-ruse-ne-serbi-kunder-ermit-te-dirk-schuebel-shefit-te-zyres-se-be-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2026 17:44

Analiza e gazetarit Ardit Rada: Si u aktivizua propaganda ruse në Serbi kundër emrit të Dirk Schuebel- shefit të Zyrës së BE në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

05/09/2026 17:44

Gazetari shqiptar, Ardit Rada, në një analizë të tij ka zbërthyer propagandën e “Sputnik Srbija” lidhur me emërimin e shefit të ri të Zyrës së BE-së në Prishtinë, gjermanin Dirk Schuebel.

Rada në një shkrim në “Kosovo Dispatch”, shkruan se si tabloidi propagandues rus që vazhdon të funksionojë në Serbi i papenguar, “mëson” audiencën serbe se si duhet t’i marrin vlerësimet e deklarimet e Schuebel kur i njëjti do të flasë për serbët në Kosovë, Veriun dhe për problemin Kosovë-Serbi.

Gazetari shqiptar thotë se në këtë tekst të publikuar nga Sputnik Srbija, vetëm një ditë pas marrjes së detyrës nga ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, synohej ta paraqitej diplomati gjerman si të njëanshëm ndaj Serbisë që në nisje të mandatit.

Në këtë tekst të Sputnik, flet analisti Stevica Dedanski, i cili vendos theksin tek kombësia gjermane e Schuebelit dhe e lidh këtë me historinë e raporteve “gjermano-serbe”.  Derisa “si njollë” në biografinë e Shcuebel përmendet fakti që regjimi i Lukashenkos e kishte akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet e Bjellorusisë dhe më pas i kishin kërkuar që të largohej nga Bjellorusia.

Rada thotë se ky kornizim i propagandës ruse për Schuebel ishte gati para se diplomati gjerman të arrinte në Kosovë për të marrë detyrën.

Analisti që flet për “Sputnik Srbija”, mundohet ta paraqesë emërimin e Schuebel një vendim të BE-së si “kundërpërgjigje ndaj politikës amerikane”.

“Pretendimi qendror i Deđanskit është se ky emërim është “Bashkimi Evropian që ua kthen goditjet amerikanëve”, të cilët, nën administratën e tanishme, kanë vendosur “të dëgjojnë, pak a shumë, Serbinë dhe serbët në Kosovë për çështjet themelore të të drejtave të njeriut”.”, shkruan Rada.

Teksti i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕