
“Para së gjithash deklaroj, se për ato që kam bërë, mirë apo keq, gjatë jetës sime, jam i sigurt se kam fituar sa merita, aq edhe të meta dhe kësisoj mund ta besoj veten të lirë”.
Aventurier, shkrimtar, diplomat, ai ishte jo vetëm joshës, por edhe një njeri i kulturuar, poliglot, një vëzhgues i mprehtë i shoqërisë së kohës së tij. Sot, të flasësh për XhiakomoKazanovën ka kuptim. Së pari, sepse joshësi më i famshëm i historisë, por edhe aventurieri, shkrimtari, diplomati, ka lindurtreqind vjet më parë. Së dyti, sepse pas tre shekujsh, miti i tij vazhdon, mes misterit dhe legjendës. Përse, në shekullin e tetëmbëdhjetë, një shekull aventurierësh dhe liridashës, vetëm Kazanova u bë emblema dhe simboli i saj? Përse, sa ishte gjallë, kujtimet e tij u bënë objekt interesi, një dekadë pas vdekjes së tij, dorëshkrimi i tij u bë një terren gjuetie, botimi i tij, më në fund, edhe pse i censuruar, i shtrembëruar dhe i përkthyer keq në botimet e para, qe fillimi i një interesi të paparë letrar: Stendal, Heine, Schnitzler, Hesse, Mara. Kazanova ishte djalë aktorësh. Nëna, Xhiovana Maria Farusi, lindur në 1707, ishte një aktore e bukur. Kazanova frekuentoi teatrin gjatë gjithë jetës së tij dhe, si showman, luajti deri në fund pjesën që i kishte gdhendur vetes në botë, domethënë të joshte dhe të magjepste, edhe nëse në realitet joshte më pak se ç’mund të mendohej. Reduktimi i Kazanovës në një libertin të thjeshtë do të ishte e gabuar. Venedikasi ishte një njeri i kulturuar, poliglot, një vëzhgues i mprehtë i shoqërisë së kohës së tij. Ai studioi drejtësi, ishte matematikan, shkroi ese mbi shkencën dhe ekonominë dhe frekuentonte filozofë dhe sovranë. Në 73 vitet e jetës së tij, Kazanova u end rreth 213 herë në mbi njëqind vende në Evropën e vjetër. Natyrisht ka Venecia, vendlindje, po ka edhe shumë Itali. Padyshim Venecia, por edhe shumë Francë, Gjermani, Holandë, Zvicër, Londër dhe Madrid, Petersburg dhe Kostandinopojë. Në rrugëtimin e jetës ai takoi dymbëdhjetë mbretër dhe shkroi përshtypjet e tij për secilën prej tyre në autobiografinë mbresëlënëse në gjuhën frënge: “Historia e jetës sime”. Jeta e tij ishte një varg arratisjesh, intrigash dhe maskimesh. Kulmi i karrierës së tij aventureske erdhi në vitin 1755, kur u arrestua në Venecia dhe u burgos në Piombi, në burgjet e tmerrshme të Serenissimas. Akuza? Ateizëm, magji, shfrenime morale. Arratisja spektakolare, e realizuar me dinakëri dhe guxim, bëri që emri i tij të bëhej legjendar. Mirëpo, kundërshtimi ndaj rendit të vendosur pati një çmim. Në fund të jetës, i lodhur dhe pa mbrojtje, u detyrua të mërgojë. Ai vdiq në vitin 1798 në Bohemia, larg Venecias, qyteti që më shumë se çdo tjetër përfaqësonte shpirtin e tij.