
Hoze Saramago, nobelisti hungarez ishte një nga intelektualët më të qartë dhe jokonvencionalë të shekullit të 20-të. Vepra e tij përfaqëson një ndërthurje të rrallë midis alegorisë, kritikës sociale dhe reflektimit filozofik, duke krijuar një univers ku realiteti dhe absurdi bashkëjetojnë natyrshëm. Stili i tij karakteristik – frazat e gjata, dialogët e pandarë nga rrjedha e prozës dhe ritmi i butë, por i pandalshëm – i jep lexuesit ndjesinë se po zhytet në një lumë të thellë mendimi. Veprat e nobelistit janë labirinte filozofike, të përshkuara nga një gjuhë që shërben si mjet për mendim, denoncim dhe poezi. Mirëpo, përtej romaneve si “Verbëria” dhe “Ungjilli sipas Jezu Krishtit”, Saramago është gjithashtu autor i reflektimeve të mprehta, ironike dhe thellësisht njerëzore. Citimet e tij zbulojnë thelbin më të vërtetë të ideve të tij rreth botës, njerëzimit, fesë, vetmisë, politikës dhe shkrimit. Hoze Saramago nuk ishte thjesht një shkrimtar: ai ishte një mendimtar radikal, një vëzhgues i pamëshirshëm i dashuruar me njerëzimin. Fjalitë e tij janë ura lidhëse midis etikës dhe imagjinatës, midis poezisë dhe përkushtimit. Leximi i tyre do të thotë pranimi i sfidës së dyshimit, kompleksitetit dhe lirisë.
– Bota do të ishte shumë më paqësore, nëse të gjithë do të ishim ateistë.
– Duhet të shohësh atë që nuk shihet, të shohësh përsëri atë që e ke parë tashmë, të shohësh në pranverë atë që e ke parë në verë, të shohësh ditën atë që e ke parë natën.
– Sipas meje, ne nuk jemi verbuar; sipas meje, ne jemi. Njerëz të verbër që shohin, njerëz të verbër që, megjithëse shohin, nuk shohin.
– Ka diçka pozitive në lidhje me humbjen: nuk është përfundimtare. Fitorja, nga ana tjetër, ka diçka negative në lidhje me të: nuk është kurrë përfundimtare.
– Vetmia nuk është të jetosh vetëm, vetmia është të mos jesh në gjendje të bësh shoqëri me dikë ose diçka brenda nesh.
– E kam kaluar jetën duke i parë njerëzit në sy. Është i vetmi vend në trup ku ndoshta ende ekziston një shpirt.
– Barra e madhe e traditave, zakoneve dhe doket që pushton pjesën më të madhe të trurit tonë rëndon pa mëshirë idetë më të shkëlqyera dhe inovative.
– Brenda nesh ka diçka që nuk ka emër, pra ajo është ajo që jemi.