Pranvera është simbol i ripërtëritjes. Gjatë kësaj stine, me ditë e para të ngrohta, me qiellin
blu dhe lulet që lulëzojnë, ofrojnë spektakle të pabesueshme shumëngjyrëshe. Pranvera ka
qenë burim frymëzimi për poetë e shkrimtarë të shumtë. Për të festuar rikthimin e pranverës
dhe për të rizbuluar bukurinë e saj, huazuam fjalët e disa prej tyre.

  • Është sërish pranverë. Toka është si fëmija që njeh poezinë. (Rainer Maria Rilke)
  • Pranvera nuk do të kishte fuqi, nëse nuk do të flinte dimri. (Jose Saramago)
  • Ka diçka në pranverë, që nuk mund të shprehet me fjalë. (Isaac Bashevis Singer)
  • Lule pas lulesh fillon pranvera. (Algernon Seinburne)
  • Pranvera shpërthen lulet e saj për të pikturuar një tokë të qeshur. (Reginald Heber)
  • Pranvera është kur ju pëlqen të fishkëlleni, edhe nëse jeni të zhytur në llucë. (Doug Larson)
  • A mund të përshkruajnë fjalët aromën e ajrit të pranverës? (Neltje Blanchan)
  • Është se pas gjërave je ti, Pranverë, që nis të shkruash në lagështirë, me gishtat e një fëmije
    lozonjar, alfabetin delirant të kohës që kthehet. (Pablo Neruda)
  • Në çdo takim me pranverën,
    nuk mund të rri e qetë,
    lind një dëshirë e lashtë,
    një ankth i përzier me një pritje,
    një premtim bukurie
    dhe një garë e gjithë qenies sime
    me diçka që fshihet në të.
    Kur pranvera zbehet,
    ndiej keqardhje që nuk e kam parë sa duhet. (Emili Dikinson)
  • Dikush mund të këpusë një lule, dy lule, tre… Por ai nuk mund ta ndalojë
    pranverën. (Mahatma Gandi)
    “Pranvera është kthyer, dielli ka përqafuar tokën…
    Së shpejti do të shohim fëmijët e dashurisë së tyre.
    Çdo farë, çdo kafshë është zgjuar…
    Edhe ne jemi krijuar nga kjo forcë e madhe…
    Për këtë arsye ne besojmë
    se njerëzit e tjerë dhe vëllezërit tanë kafshë
    kanë të njëjtën të drejtë si ne
    për të jetuar në këtë tokë” (Toro Seduto)
  • Lulet e pranverës janë ëndrrat e dimrit të treguara, në mëngjes, në tryezën e
    engjëjve. (Khalil Gibran)
  • Dita kur Zoti krijoi shpresën, ishte ndoshta e njëjta ditë që krijoi pranverën. (Bernard
    Williams)
  • Unë e dua pranverën: ajo më mëson përsëri hapin e lehtë të atyre që e dinë se ku po shkojnë
    dhe pse. (Fabrizio Caramagna)
  • Më trego për Zotin i thashë bajames. Dhe pema e bajames lulëzoi. (Nikos Kazanzaqis)