Të lexosh klasikë iu mundëson të bëheni oratorë më të mirë. Jo rrallëherë klasikët mendohen si
tekste të pluhurosura, larg jetës moderne. Gjithsesi, kur bëhet fjalë për komunikimin, janë pikërisht
autorët e mëdhenj të antikitetit ata që na japin mësimet më të mira. 

Nëse sot duam të përmirësojmë të folurit tonë në publik, të bindim të tjerët dhe të strukturojmë një fjalim efektiv, duhet të nisemi nga ata që i kodifikuan këto aftësi më shumë se dy mijë vjet më parë. Të dish se si të komunikosh, është një aftësi e ndërthurur: është e dobishme në politikë, në art, në biznes, në jetën e përditshme.

Në një epokë ku komunikimi është gjithnjë e më i shpejtë dhe sipërfaqësor, rikuperimi i thellësisë
dhe efektivitetit të retorikës klasike mund të bëjë dallimin mes të qenit i dëgjuar dhe të qenit i
shpërfillur. Të dish të flasësh mirë, nuk është dhuratë e natyrshme, por rezultat i studimit, praktikës
dhe, mbi të gjitha, frymëzimi i duhur.

Klasikët na mësojnë një ekspozim të qartë.
Platoni dhe Aristoteli ishin mjeshtër të logjikës dhe ndërtimit të mendimit. Shkrimet e tyre janë
shembulli i përsosur, se si mund të organizohen idetë në mënyrë koherente dhe të qartë. Studimi i
tyre ndihmon në zhvillimin e një mendimi të rregullt, duke shmangur rrezikun e fjalimeve të
ngatërruara ose jokoherente.

Sepse retorika klasike është ende aktuale.
Vërtet Ciceroni dhe Kuintiliano nuk flisnin me mediet sociale, apo podkastet, mirëpo strategjitë e
tyre retorike edhe sot vijojnë të funksionojnë. Përdorimi i metaforave, pauzave strategjike dhe
përsëritja e theksuar është ajo që e bën një fjalim të paharrueshëm. Për shembull “Unë kam një
ëndërr” e Martin Luter King.

Sepse na mësojnë se si të gjallërojmë audiencën.
Retorika klasike nuk jep thjesht informacion, por anazhon dëgjuesin. Aristoteli flet për patos,
domethënë aftësinë për të prekur kordat emocionale të audiencës. Suksesi i një fjalimi varet jo vetëm
nga të dhënat, por nga mënyra se si transmetohet.

Sepse klasikët ndihmojnë në zhvillimin e të menduarit kritik.
Leximi i oratorëve të mëdhenj të së kaluarës ndihmon në dallimin e një argumenti të fortë nga
manipulimi retorik. Në një epokë të lajmeve të rreme dhe ligjërimit të thjeshtë, të kesh mjete për të
analizuar dhe ndërtuar argumente efektive është thelbësore.

Sepse janë baza e çdo forme të komunikimit modern.
Nga fjalimet politike deri te fushatat e korporatave, nga prezantimet e kolegjit te monologët teatralë,
gjithçka e ka burimin te parimet e oratorisë klasike. Të studiosh Ciceronin, Aristotelin
ose Demostenin është si të mësosh gramatikën e komunikimit, e cila më pas mund të përshtatet në
çdo kontekst.

Zotërimi i gjuhës: një art i pakohë.
Oratorët e mëdhenj të lashtësisë e dinin se fjalët kanë një fuqi të jashtëzakonshme dhe se mënyra e
zgjedhjes së tyre mund të bëjë dallimin midis një fjalimi që bind dhe atij që harrohet. Për këtë arsye,
retorika klasike mësoi teknika gjuhësore që janë ende themelore sot:

Fuqia e fjalës sot si dje.
Në një epokë, ku komunikimi dominohet nga shpejtësia dhe mediat sociale, vlera e fjalës së punuar
mirë nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme. Të folurit në publik nuk ka të bëjë vetëm me përcjelljen e
informacionit, por edhe me inflencën, bindjen dhe lënien e një gjurme. Klasikët na ofrojnë një pasuri
të njohurive se si të strukturojmë një fjalim, të zgjedhim fjalët e duhura dhe të angazhojmë dëgjuesin.
Pavarësisht nëse është një fjalim biznesi, një prezantim akademik ose një bisedë e thjeshtë, të
mësuarit nga mjeshtrit e të folurit publik mund të transformojë mënyrën se si ne komunikojmë dhe
të na bëjë më të sigurt, më efektiv dhe, më e rëndësishmja, të dëgjojmë folësit.