Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot nga pranë qytetin e Himarës, i cili dje u përfshi nga një zjarr masiv që la pas shtatë banesa të djegura dhe një sipërfaqe të madhe me ullishte të shkretuar.
I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe zyrtarë të tjerë, Rama ka folur me banorët.
Ajo që bie në sy gjatë këtyre 24 orëve është mungesa e kryebashkiakut Vangjel Tavo në terren. Edhe dje në pikun e telasheve për banorët që e kanë votuar, Tavo nuk ishte prezent në terren, ndërsa edhe sot ai mungoi në vizitën e Ramës.
Nuk dihet nëse Tavo është me pushime apo ka angazhime familjare që mungoi në një situatë kaq kritike për bashkëqytetarët e tij.
Operacionet në terren gjatë orëve të zjarrit u drejtuan nga Prefektja e Vlorës, Evis Allushi, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/