Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar këtë mbrëmje në Sarandë, duke çuar në arrestimin e disa personave dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike dhe armëve.
Sipas burimeve paraprake, mes personave të arrestuar dyshohet se janë edhe individë të konsideruar si drejtues të grupeve që merreshin me shpërndarjen e drogës në zonën e Sarandës.
Aksioni është zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë së Sarandës, në kuadër të një operacioni kundër aktivitetit të paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar sasi kokaine dhe kanabisi, ndërsa policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe armë.
Operacioni vijon, ndërsa pritet që në përfundim të aksionit Policia të japë detaje zyrtare mbi numrin e personave të arrestuar, veprat penale për të cilat dyshohen dhe provat e sekuestruara.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/