×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Italia hap hetim për rrjetin e Epstein, Prokuroria e Romës kërkon dokumentet sekrete nga SHBA. Dyshime mbi abuzime dhe trafikim seksual

Prokuroria e Romës ka nisur një hetim për të verifikuar nëse rrjeti i Jeffrey Epstein ka pasur lidhje me persona apo aktivitete kriminale në Itali.

Në fokus të hetimit janë dokumentet e bëra publike në kuadër të të ashtuquajturave “Dosja Epstein”, ndërsa autoritetet italiane u kanë kërkuar homologëve amerikanë edhe materiale që nuk janë bërë ende publike.

Sipas raportimeve të “La Repubblica”, hetimi po drejtohet nga zëvendësprokurori i Romës, Maurizio Arcuri, i cili i ka dërguar Departamentit amerikan të Drejtësisë një kërkesë zyrtare për dokumentacionin që lidhet me krimet e dyshuara të Epstein dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Hetuesit po verifikojnë dyshimet për sulme seksuale, trafikim dhe shfrytëzim seksual të grave dhe të miturve, si dhe nëse persona të lidhur me Epstein mund të kenë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale në Itali apo jashtë saj.

Hetimi dyshohet se është nxitur nga një kallëzim i depozituar më 26 mars nga shoqata “Differenza Donna”, e cila i kërkoi Prokurorisë së Romës të hetojë për krime të mundshme transnacionale të dhunës, trafikimit dhe shfrytëzimit seksual.

Në dokumentet amerikane të bëra publike ka referenca për “incidente të përsëritura që përfshinin individë italianë”, si dhe të dhëna për udhëtime dhe qëndrime të lidhura me Italinë.

Megjithatë, përmendja e një personi në dokumentet e Epstein nuk përbën në vetvete provë se ai person ka kryer një krim. Pikërisht lidhjet mes këtyre kontakteve dhe aktiviteteve kriminale të dyshuara janë ato që autoritetet italiane synojnë të sqarojnë.

Dokumentet përmbajnë referenca të shumta për Italinë, ndërsa emri i Epstein lidhet me udhëtime dhe kontakte në disa prej zonave më të njohura të vendit.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse këto marrëdhënie kanë qenë thjesht sociale apo biznesi, apo nëse mund të kenë pasur lidhje me aktivitetet kriminale për të cilat Epstein ishte akuzuar në SHBA.

Epstein u arrestua në vitin 2019 në SHBA, nën akuzat për trafikim seksual të të miturve. Ai u gjet i vdekur në qelinë e tij në Manhattan në gusht të po atij viti. Vdekja e tij u klasifikua zyrtarisht si vetëvrasje.

Italia është një prej vendeve evropiane ku autoritetet po shqyrtojnë lidhjet e mundshme me rrjetin e Epstein. Verifikime apo hetime të ngjashme janë raportuar edhe në Francë, Norvegji, Poloni dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Rasti ka prekur edhe figura publike në Britani, ndërsa autoritetet kanë shqyrtuar marrëdhëniet e tyre me financierin amerikan.

Mes emrave italianë të përmendur në dokumentet dhe diskutimet e fundit është edhe Lapo Elkann, i cili ka mohuar çdo përfshirje në veprimtari të paligjshme.

Elkann ka deklaruar se është takuar me Epstein në dy raste. Takimi i parë, sipas tij, ka ndodhur në Nju Jork, kur ai ishte asistent i Henry Kissinger, në një aktivitet publik ku merrnin pjesë figura nga politika dhe financat.

Takimi i dytë, sipas deklaratës së Elkann, ka ndodhur në Romë, gjatë një aktiviteti biznesi të lidhur me Brasilinvest.

Ai ka mohuar të ketë pasur korrespondencë të drejtpërdrejtë me Epstein dhe ka theksuar se përmendja e emrit të tij, pa prova që e lidhin me aktivitetet kriminale të financierit amerikan, nuk përbën bazë për të nxjerrë përfundime mbi përfshirjen e tij.

Elkann ka deklaruar gjithashtu se është veçanërisht i ndjeshëm ndaj çështjeve të abuzimit dhe dhunës dhe se, përmes Fondacionit LAPS, ka mbështetur prej vitesh iniciativa në ndihmë të grave dhe fëmijëve viktima të dhunës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë” dhe “ylli” i rrjeteve sociale/ Kush është Ulrich Siegmund, lideri i AfD që pritet të fitojë zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë” dhe “ylli” i rrjeteve sociale/ Kush është Ulrich Siegmund, lideri i AfD që pritet të fitojë zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

Publikuar më 06.09.2026
Mëngjesin kur Ulrich Siegmund doli për vrap dhe pa në Kishën...

Mëngjesin kur Ulrich Siegmund doli për vrap dhe pa në Kishën e Shën Stefanit një pankartë të madhe blu, të vendosur nga famullitari, me mbishkrimin “Zemër, jo urrejtje”, nxori menjëherë telefonin dhe regjistroi një video: “Shikoni çfarë ndodh në qytetin tim, është e pabesueshme! Një thirrje për të votuar AfD-në në fasadën e kishës!” Ngjyra […]

Lexo më shumë

Trump i lumtur me fitoren e AfD në landin Saksoni-Anhalt! Ja postimi i presidentit për partinë gjermane

Trump i lumtur me fitoren e AfD në landin Saksoni-Anhalt! Ja postimi i presidentit për partinë gjermane

Publikuar më 06.09.2026
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump duket se është tepër i lu...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump duket se është tepër i lumtur me fitoren e ekstremit të djathtë në landin Saksoni-Anhalt të Gjermanisë. Trump ndau një grafik në platformën e tij në “Truth Social”, me projeksionet nga zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt, por pa bërë ndonjë koment. Imazhi i ndarë tregon qartë AfD-në në krye me 44.4%, […]

Lexo më shumë

Ekstremi i djathtë drejt pushtetit në Gjermani! “AfD” merr 44.5% të votave në Saksoni-Anhalt

Ekstremi i djathtë drejt pushtetit në Gjermani! “AfD” merr 44.5% të votave në Saksoni-Anhalt

Publikuar më 06.09.2026
Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermani (AfD)...

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermani (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt. Sipas projeksionit, AfD ka fituar 44,5 % të votave duke shënuar rezultatin më të mirë të saj ndonjëherë në një zgjedhjet në lande. Në zgjedhjet e vitit 2021 ajo kishte marrë vetëm 20,8 për qind. AfD bëhet kështu forca […]

Lexo më shumë

Harta e re e botës/ Serbia abstenon propozimin e OKB-së: Kosova paraqitet si shtet më vete, nuk mund ta mbështesim

Harta e re e botës/ Serbia abstenon propozimin e OKB-së: Kosova paraqitet si shtet më vete, nuk mund ta mbështesim

Publikuar më 06.09.2026
OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të re...

OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të reflektuar madhësinë e vërtetë të Afrikës. 164 shtete votuan pro, vetëm SHBA-ja kundër dhe 6 shtete abstenuan. Në mesin e atyre që abstenuan ishte edhe Serbia. Arsyeja për këtë është se harta e paraqitur në OKB e njeh Kosovën si shtet të pavarur […]

Lexo më shumë

E rëndë/ Shembet ndërtesa studentore! Një i vdekur dhe dhjetëra persona të zhdukur nën rrënoja

E rëndë/ Shembet ndërtesa studentore! Një i vdekur dhe dhjetëra persona të zhdukur nën rrënoja

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një ndërtesë bani...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një ndërtesë banimi pesëkatëshe është shembur në kryeqytetin Delhi. Raportohet se ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, duke shkaktuar një viktimë dhe duke lënë dhjetëra persona, kryesisht studentë, të dyshuar të bllokuar nën rrënoja. Dëshmitarët kanë deklaruar për mediat lokale se deri në 50 persona mund të […]

Lexo më shumë

Një tjetër Biden në Shtëpinë e Bardhë? Djali i ish-presidentit gati të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2028

Një tjetër Biden në Shtëpinë e Bardhë? Djali i ish-presidentit gati të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2028

Publikuar më 06.09.2026
Hunter Biden nuk e përjashton kandidimin për postin e presid...

Hunter Biden nuk e përjashton kandidimin për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të ardhmen. Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat amerikane, Biden  ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e vitit 2028, duke rikthyer emrin e familjes Biden në diskutimet për garën e ardhshme presidenciale. […]

Lexo më shumë

Donald Trump ndryshon “look”! Shihni ngjyrën e re të flokëve të presidentit amerikan

Donald Trump ndryshon “look”! Shihni ngjyrën e re të flokëve të presidentit amerikan

Publikuar më 06.09.2026
Presidenti Donald Trump ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ...

Presidenti Donald Trump ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për pamjen e tij, në daljen e fundit publike. Nëse më herët komentohej lëkura e tij “portokalli’ apo duart e ënjtura, këtë herë presidenti ka ardhur me një pamje të re. Ai ka zbritur nga avioni “Air Force” me një model  flokësh më të errët, për […]

Lexo më shumë

“Metastazat naziste po dalin në pah”/ Kërcënon Lavrov: Akuzat kundër Rusisë për dronin në Leipzig janë fillimi i një lufte të vërtetë

“Metastazat naziste po dalin në pah”/ Kërcënon Lavrov: Akuzat kundër Rusisë për dronin në Leipzig janë fillimi i një lufte të vërtetë

Publikuar më 06.09.2026
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka reaguar në lidhje m...

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj Rusisë, për sulmet me dron në Lejpzig. Lavrov nuk është kursyer, teksa tha se këto akuza janë, fillimi i një lufte të vërtetë mes Rusisë dhe NATO-së. “Në aeroportin e Leipzigut gjetën një dron. Thanë se ishte një dron rus, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda