×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Të gjithë duan zyrën e Bashkisë Tiranë, Berisha i pavendosur mes Alimehmetit e Binajt. Braçe sfidon Ramën dhe Manastirliun te PS-ja

Me Erion Veliajn që vijon të jetë në qeli prej 10 shkurtit të vitit 2025, Bashkia e Tiranës ka nisur të synohet nga disa emra të rëndësishëm të politikës shqiptare, si në kampin e Partisë Socialiste, ashtu edhe në kampin opozitar.

Fakt është se gjatë zgjedheve të vitit 2027 (mes prillit dhe majit), Erion Veliaj nuk do të jetë më kandidat, paçka se vijon ta ushtrojë detyrën e tij nga qelia e burgut të Durrësit.

Për zgjedhjet e parakohshme të nëntorit 2025, që nuk u zhvilluan kurrë, pasi Kushtetuesja la në fuqi Veliajn si kryebashkiak dhe prishi planet e kryeministrit Rama për të kandiduar me Ogerta Manastirliun, e cila hoqi dorë nga posti si ministre Arsimi; opozita doli në garë me aktorin Florjan Binaj, zyrtarisht si i pavarur.

Tanimë në realpolitikën e vendit kemi një realitet të ri dhe zgjedhjet duket se kanë ndezur ‘’objektivat’’ e kandidatëve të mundshëm. Por le t’i marrim me radhë.

Në kampin e Partisë Socialiste e cila qeveris prej katër mandatesh vendin, Ogerta Manastirliu është emri që vetë Edi Rama e promovoi si kryebashkiake. Me një të kaluar në këtë bashki në fillimet e karrierës së saj, Manastirliu ka mbajtur poste të rëndësishme në qeveri dhe parti. Mjafton të kujtojmë se ajo ka qenë ministre e Shëndetësisë dhe më pas Arsimit.

Mirëpo, brenda PS-së Erion Braçe dëshiron që të jetë ai kandidati i kësaj force politike për bashkinë e kryeqytetit. Deputeti që fitoi mandatin e radhës me listat e hapura në Tiranë, prej kohësh vijon ‘fushatën’ në rrjetet sociale duke qenë në terren më së shumti në Njësinë 5. Ai kurrë nuk e ka fshehur ambicien për rolin e kryebashkiakut, duke bërë kështu me ‘dhimbje koke’ Ramën, që në fund ‘vulos’ se cili do të jetë përballë opozitës.

Ndërkohë në kampin opozitar, Partia Demokratike nuk e qeveris Tiranën që prej vitit 2015, kur Lulzim Basha u mposht nga Veliaj. Mjeku Ilir Alimehmeti ka dalë së fundmi hapur për të qenë ai kandidati i opozitës, mirëpo edhe Florjan Binaj është aty.

Ky i fundi në një intervistë të sotme ka treguar se do të donte të ishte në garë përballë kandidatit të qeverisë.

“Mendoj që kjo është gjëja e duhur që duhet të bëj, jo vetëm unë, por kushdo që ka një kontribut në shoqëri. Kushdo që mendon që ‘enough is enough’ (mjaft është mjaft), kushdo që mendon që ky qytet mund të përmirësohet, ashtu si çdo qytet dhe mund të përmirësohet jo nëpërmjet algoritmit, mund të përmirësohet jo nëpërmjet like-ave, mund të përmirësohet jo nëpërmjet komenteve ‘Bravo shefi, yll shefi, sa i bukur shefi’ e postimeve, por sa do kapim e sa do postojmë”, deklaroi Binaj, duke shpallur kështu kandidaturën.

Me katër kandidatë në garë për vetëm dy ‘bileta’, ‘topi’ do të jetë në dorën e Ramës dhe Berishës për ‘vulën’ finale./ SHEKULLI

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Talent i madh politik por nuk e mbajti dot peshën e pushtetit”/ Ja për kë i thotë këto fjalë Edi Rama

“Talent i madh politik por nuk e mbajti dot peshën e pushtetit”/ Ja për kë i thotë këto fjalë Edi Rama

Publikuar më 06.09.2026
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot rinisjen e podkastit “Flas...

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot rinisjen e podkastit “Flasim”, ku në episodin e parë u shfaq përballë gazetares Rudina Xhunga. Aju e pyet mes të tjerash edhe për Ilir Metën, të cilin Rama e përshkruan si një “talent politik”. Megjithatë, Rama shton se Meta nuk e mbajti dot peshën e pushtetit dhe u shndërrua në […]

Lexo më shumë

Ngërçi me pagat e magjistratëve, reagon Rama: Vetë Gjykata Kushtetuese po pret parlamentin! Çdo koment tjetër është humbje kohe

Ngërçi me pagat e magjistratëve, reagon Rama: Vetë Gjykata Kushtetuese po pret parlamentin! Çdo koment tjetër është humbje kohe

Publikuar më 06.09.2026
Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar ...

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar për pagat e gjyqtarëve në vend. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shprehet se secili institucion duhet të jetë në vendi ne vet. Teksa ndaj një video ku paraqitet një pjesë e konferencës së ministrit të Drejtësisë, Rama thotë se vetë Gjykata Kushtetuese është […]

Lexo më shumë

“Pasardhësi duhet të të vrasë”/ Rama flet për largimin nga politika: Do shpëtoni nga unë në momentin që do kaloj atë prag

“Pasardhësi duhet të të vrasë”/ Rama flet për largimin nga politika: Do shpëtoni nga unë në momentin që do kaloj atë prag

Publikuar më 06.09.2026
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se së sh...

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se së shpejti pritet të rikthehet podkasti i tij “Flasim”. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një përmbledhje të shkurtër nga episodi i parë i sezonit të ri, ku ai do të jetë përballë pyetjeve të Rudina Xhungës. Në video, Rama flet për aktualitetin […]

Lexo më shumë

Himara nën flakë, “zhduket” Vangjel Tavo, kryebashkiaku mungoi edhe gjatë vizitës së Ramës

Himara nën flakë, “zhduket” Vangjel Tavo, kryebashkiaku mungoi edhe gjatë vizitës së Ramës

Publikuar më 05.09.2026
Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot nga pranë qytetin e Hi...

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot nga pranë qytetin e Himarës, i cili dje u përfshi nga një zjarr masiv që la pas shtatë banesa të djegura dhe një sipërfaqe të madhe me ullishte të shkretuar. I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe zyrtarë […]

Lexo më shumë

‘’Ç’nuk na vret na bën më t’fortë’’, Rama viziton zonat e prekura nga zjarret në Himarë (VIDEO)

‘’Ç’nuk na vret na bën më t’fortë’’, Rama viziton zonat e prekura nga zjarret në Himarë (VIDEO)

Publikuar më 05.09.2026
Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, e ci...

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, e cila dje u përfshi nga një zjarr masiv që la pas shtatë banesa të djegura dhe një sipërfaqe të madhe me ullishte të shkretuar. I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe zyrtarë të tjerë, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda