Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune, teksa ndodhej brenda tunelit panoramik në aksin Elbasan – Tiranë.
Zjarri ka shkaktuar alarm për drejtuesin e automjetit dhe lëvizjen e mjeteve në këtë segment rrugor, ndërsa flakët u përhapën në automjet brenda tunelit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Elbasanit, të pozicionuara pranë fshatit Bradashesh, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përfshirjen e automjetit nga flakët.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/