Një fustan i stilistes shqiptare nga Kosova, Diana Qerimi, është kthyer në një nga veshjet më të komentuara në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia.
Personazhi televiziv dhe influencuesja italiane Giulia De Lellis u shfaq në event me një fustan të bardhë, të punuar me motive artizanale, që tërhoqën menjëherë vëmendjen dhe ndezën diskutimet në rrjetet sociale.
Vanity Fair Italia e përshkroi me ironi veshjen, duke e krahasuar me një krijim “si çentrot e gjyshes ose mamit”, ndërsa theksoi se frymëzimi i fustanit është pikërisht estetika e punimeve tradicionale.
Në daljen e saj në Venecia, Giulia De Lellis solli në tapetin e kuq një kombinim mes punës artizanale dhe estetikës tradicionale, duke e kthyer atë në një element të dallueshëm mode në një prej eventeve më të rëndësishme të kinematografisë ndërkombëtare.
Pavarësisht komenteve ironike për “çentrot”, fustani ia arriti qëllimit kryesor të një veshjeje në tapetin e kuqm të tërheqë vëmendje, të hapë diskutime dhe të mbetet gjatë në kujtesën e publikut.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/