Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Grazit në Austri, ku një 24-vjeçare shqiptare ka humbur jetën brenda banesës ku jetonte me partnerin e saj. Viktima është identifikuar si Abigel Laçi, me origjinë nga Vlora. Sipas raportimeve paraprake, e reja dyshohet se është goditur për vdekje me çekiç.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasditen e së enjtes, ndërsa është zbuluar një ditë më pas. Policia austriake ka mbërritur në banesë, ku ka gjetur 24-vjeçaren pa shenja jete.
Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 23-vjeçar, i cili, sipas raportimeve, është vëllai i partnerit të viktimës. Dyshohet se i riu ka hyrë në banesë dhe më pas ka sulmuar 24-vjeçaren.
Gjatë marrjes në pyetje, 23-vjeçari raportohet se ka heshtur dhe nuk ka dhënë informacion për ngjarjen apo motivin e mundshëm të krimit.
Trupi i viktimës i është nënshtruar autopsisë, ndërsa autoritetet austriake vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivin e vrasjes.
Hetuesit po punojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të krimit, ndërsa pritet që ekspertiza mjekoligjore dhe provat e mbledhura në vendngjarje të ndihmojnë në dokumentimin e plotë të rastit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/