×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Si po e ndan Serbinë funerali për Ratko Mladiçin

Ndërsa qeveria serbe ia ka lënë familjes vendimin për organizimin e funeralit të Ratko Mladiçit, presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë po rritet. Si e shohin serbët këtë çështje?

Trupi i ish-komandantit të Ushtrisë së Serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, i cili u nda nga jeta javën e kaluar në Hagë, ku po vuante një dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera lufte në Bosnje dhe Hercegovinë, është kthyer në Serbi.

I mbështjellë me flamurin serb, arkivoli i Mladiçit u transportua nga anëtarët e Forcave të Armatosura Serbe nga avioni në një automjet që e çoi trupin e tij në Akademinë Ushtarako-Mjekësore për autopsi.

Disa grupe qytetarësh u mblodhën përgjatë rrugës nga aeroporti deri në spital. Duke qëndruar në mbikalime, ata përshëndetën autokolonën që transportonte trupin e Mladiçit, duke mbajtur pankarta me mbishkrimet “Faleminderit, Gjeneral” dhe “Heronjtë nuk vdesin kurrë”.

Tabloidët proqeveritarë raportuan minutë pas minute për ngjarjen, duke iu referuar Mladiçit si një “gjeneral serb” dhe duke pretenduar se ai ishte “vrarë në Hagë”.

Një funeral me nderime të plota shtetërore?

Ratko Mladiç u dënua në vitin 2017 me burgim të përjetshëm nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë për gjenocidin në Srebrenicë, ku u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem myslimanë, për rrethimin shumëvjeçar të Sarajevës gjatë Luftës së Bosnjës (1992-1995), si dhe për krime të tjera lufte, përfshirë ngritjen e kampeve të ndalimit për civilë joserbë dhe robër lufte.

Mediat e Beogradit raportojnë se Mladiçi do të varroset të hënën (07.09.2026) në Beograd. Ministri i Drejtësisë, Nenad Vujiç, kishte njoftuar më parë se funerali do të zhvillohej me nderimet më të larta shtetërore.

Megjithatë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se vendimi do t’i lihet familjes.

Agjencitë e sigurisë vlerësojnë se dhjetëra mijëra njerëz mund të marrin pjesë në funeral.

“Ne do të jemi aty për të ofruar çdo lloj mbështetjeje logjistike dhe transporti, si dhe për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike”, tha presidenti, duke shtuar: “Është shumë e vështirë të sigurohet dhe garantohet siguria e të gjithëve.”

Glorifikimi që ka vazhduar për dekada

Për Jasmina Lazoviç, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për të Drejtën Humanitare në Beograd, e cila prej dekadash merret me drejtësinë dhe përballjen me të kaluarën, asgjë nga kjo nuk është befasi.

Ajo thekson glorifikimin afatgjatë të Ratko Mladiçit në Serbi dhe trashëgiminë e tij. “Nuk ka asnjë qytet të vogël në Serbi pa të paktën një mural që vlerëson Ratko Mladiçin. Narrativa se ai u dënua padrejtësisht ekziston prej vitesh”, tha ajo për DW. “Tani ka lindur edhe narrativa se ai u vra, megjithëse ai vdiq në moshën 85-vjeçare pasi kishte pësuar disa goditje në tru.”

Sipas Lazoviçit, këto narrativa përputhen me paraqitjen që udhëheqja shtetërore i bën Serbisë si një vend që ka zhvilluar vetëm luftëra mbrojtëse dhe nuk lënë hapësirë të mjaftueshme për diskutimin e pasojave të këtyre luftërave dhe viktimave që ato lanë pas, as në media dhe as në sistemin arsimor e institucionet.

“Dhe ka qindra mijëra viktima në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Mbi të gjitha, këto ishin krime të kryera kundër civilëve, krime që i lanë vendet e rajonit, veçanërisht Bosnjën dhe Hercegovinën, me një strukturë etnike krejtësisht të transformuar”, tha ajo.

Lazoviç shton se lista e viktimave përfshin gjithashtu të mbijetuarit e përdhunimeve dhe torturave, si dhe ata që u dëbuan me forcë. “Lista është e gjatë dhe njohuritë tona janë të kufizuara”, shtoi ajo.

Një gjeneral pa gradë

Njoftimi se Mladiç mund të varroset me nderimet më të larta shtetërore shkaktoi reagime të menjëhershme nga komuniteti ndërkombëtar. “Glorifikimi i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat evropiane. Nuk ka vend për këtë as në shtetet anëtare të BE-së dhe as në vendet kandidate. Shpresoj që qeveria në Beograd ta ketë të qartë këtë”, tha Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Aleksandar Vuçiçu përgjigj duke akuzuar Perëndimin dhe Tribunalin e Hagës se kanë fajësuar vetëm serbët për krimet e luftës dhe se nuk kanë sjellë drejtësi për viktimat serbe. Megjithatë, ai zyrtarisht ia ka lënë familjes së Mladiçit vendimin nëse gjenerali i ndjerë do të marrë nderime shtetërore.

Jasmina Lazoviç beson se Vuçiçdo të ndjekë edhe një herë një qasje pragmatike dhe se vendimi përfundimtar do të varet nga vlerësimi se çfarë i sjell më shumë përfitim politik pushtetit dhe çfarë mund të shkaktojë më shumë dëm.

Ajo thekson gjithashtu se çështja nuk është vetëm politike, por edhe juridike. “Ajo që po anashkalohet këtu është fakti se Ratko Mladiç ishte vërtet gjeneral, por ai u dënua me burgim të përjetshëm. Sipas Ligjit për Forcat e Armatosura të Serbisë, kushdo që dënohet me më shumë se një vit burg për një vepër penale humbet gradën e tij dhe, rrjedhimisht, të gjitha privilegjet që lidhen me atë gradë”, tha ajo.

“Nëse Ratko Mladiç do të varrosej me nderimet më të larta shtetërore në përputhje me gradën që mbante gjatë konflikteve të armatosura, kjo do të ishte një shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit të këtij vendi.”

Çfarë duan serbët?

Kur u pyetën se si e shohin Ratko Mladiçin, qytetarët serbë të intervistuar nga DW në disa qytete të krahinës autonome multietnike të Vojvodinës shprehën mendime thellësisht të ndryshme, nga ata që besojnë se Mladiç u dënua padrejtësisht deri tek ata që e pranojnë pa rezerva.

“Çfarë duhej të bënte ai, t’i linte të vrisnin të gjithë serbët? Faleminderit, Mladiç, për gjithçka”, tha një burrë nga Ruma për DW.

“Për mua, çështja u mbyll kur u dha vendimi për gjenocid”, tha një student nga Novi Sadi.

Por shumica e njerëzve thjesht i shmangen pyetjes.

“Kam mjaft probleme të miat”, tha Svetlana nga Zrenjanini.

Gorani nga Novi Sadi beson se kjo është thjesht një çështje tjetër politike. “Na kanë mashtruar prej vitesh. Asgjë nuk ka ndryshuar tani”, tha ai për DW.

Lazoviç beson se shumica e serbëve janë indiferentë ndaj kësaj çështjeje.

Sipas saj, ky është një problem më i madh sesa thjesht fakti që mediat proqeveritare e paraqesin Serbinë si një vend që dëshiron t’i japë lamtumirën Mladiçit si gjeneral. Ajo argumenton se përballja me trashëgiminë e Mladiçit dhe me të kaluarën është thelbësore nëse shoqëria serbe dëshiron të ecë përpara./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë” dhe “ylli” i rrjeteve sociale/ Kush është Ulrich Siegmund, lideri i AfD që pritet të fitojë zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë” dhe “ylli” i rrjeteve sociale/ Kush është Ulrich Siegmund, lideri i AfD që pritet të fitojë zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

Publikuar më 06.09.2026
Mëngjesin kur Ulrich Siegmund doli për vrap dhe pa në Kishën...

Mëngjesin kur Ulrich Siegmund doli për vrap dhe pa në Kishën e Shën Stefanit një pankartë të madhe blu, të vendosur nga famullitari, me mbishkrimin “Zemër, jo urrejtje”, nxori menjëherë telefonin dhe regjistroi një video: “Shikoni çfarë ndodh në qytetin tim, është e pabesueshme! Një thirrje për të votuar AfD-në në fasadën e kishës!” Ngjyra […]

Lexo më shumë

Trump i lumtur me fitoren e AfD në landin Saksoni-Anhalt! Ja postimi i presidentit për partinë gjermane

Trump i lumtur me fitoren e AfD në landin Saksoni-Anhalt! Ja postimi i presidentit për partinë gjermane

Publikuar më 06.09.2026
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump duket se është tepër i lu...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump duket se është tepër i lumtur me fitoren e ekstremit të djathtë në landin Saksoni-Anhalt të Gjermanisë. Trump ndau një grafik në platformën e tij në “Truth Social”, me projeksionet nga zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt, por pa bërë ndonjë koment. Imazhi i ndarë tregon qartë AfD-në në krye me 44.4%, […]

Lexo më shumë

Ekstremi i djathtë drejt pushtetit në Gjermani! “AfD” merr 44.5% të votave në Saksoni-Anhalt

Ekstremi i djathtë drejt pushtetit në Gjermani! “AfD” merr 44.5% të votave në Saksoni-Anhalt

Publikuar më 06.09.2026
Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermani (AfD)...

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermani (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt. Sipas projeksionit, AfD ka fituar 44,5 % të votave duke shënuar rezultatin më të mirë të saj ndonjëherë në një zgjedhjet në lande. Në zgjedhjet e vitit 2021 ajo kishte marrë vetëm 20,8 për qind. AfD bëhet kështu forca […]

Lexo më shumë

Harta e re e botës/ Serbia abstenon propozimin e OKB-së: Kosova paraqitet si shtet më vete, nuk mund ta mbështesim

Harta e re e botës/ Serbia abstenon propozimin e OKB-së: Kosova paraqitet si shtet më vete, nuk mund ta mbështesim

Publikuar më 06.09.2026
OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të re...

OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të reflektuar madhësinë e vërtetë të Afrikës. 164 shtete votuan pro, vetëm SHBA-ja kundër dhe 6 shtete abstenuan. Në mesin e atyre që abstenuan ishte edhe Serbia. Arsyeja për këtë është se harta e paraqitur në OKB e njeh Kosovën si shtet të pavarur […]

Lexo më shumë

E rëndë/ Shembet ndërtesa studentore! Një i vdekur dhe dhjetëra persona të zhdukur nën rrënoja

E rëndë/ Shembet ndërtesa studentore! Një i vdekur dhe dhjetëra persona të zhdukur nën rrënoja

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një ndërtesë bani...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një ndërtesë banimi pesëkatëshe është shembur në kryeqytetin Delhi. Raportohet se ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, duke shkaktuar një viktimë dhe duke lënë dhjetëra persona, kryesisht studentë, të dyshuar të bllokuar nën rrënoja. Dëshmitarët kanë deklaruar për mediat lokale se deri në 50 persona mund të […]

Lexo më shumë

Një tjetër Biden në Shtëpinë e Bardhë? Djali i ish-presidentit gati të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2028

Një tjetër Biden në Shtëpinë e Bardhë? Djali i ish-presidentit gati të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2028

Publikuar më 06.09.2026
Hunter Biden nuk e përjashton kandidimin për postin e presid...

Hunter Biden nuk e përjashton kandidimin për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të ardhmen. Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat amerikane, Biden  ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e vitit 2028, duke rikthyer emrin e familjes Biden në diskutimet për garën e ardhshme presidenciale. […]

Lexo më shumë

Donald Trump ndryshon “look”! Shihni ngjyrën e re të flokëve të presidentit amerikan

Donald Trump ndryshon “look”! Shihni ngjyrën e re të flokëve të presidentit amerikan

Publikuar më 06.09.2026
Presidenti Donald Trump ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ...

Presidenti Donald Trump ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për pamjen e tij, në daljen e fundit publike. Nëse më herët komentohej lëkura e tij “portokalli’ apo duart e ënjtura, këtë herë presidenti ka ardhur me një pamje të re. Ai ka zbritur nga avioni “Air Force” me një model  flokësh më të errët, për […]

Lexo më shumë

“Metastazat naziste po dalin në pah”/ Kërcënon Lavrov: Akuzat kundër Rusisë për dronin në Leipzig janë fillimi i një lufte të vërtetë

“Metastazat naziste po dalin në pah”/ Kërcënon Lavrov: Akuzat kundër Rusisë për dronin në Leipzig janë fillimi i një lufte të vërtetë

Publikuar më 06.09.2026
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka reaguar në lidhje m...

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj Rusisë, për sulmet me dron në Lejpzig. Lavrov nuk është kursyer, teksa tha se këto akuza janë, fillimi i një lufte të vërtetë mes Rusisë dhe NATO-së. “Në aeroportin e Leipzigut gjetën një dron. Thanë se ishte një dron rus, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda