×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gjyqtarët dhe prokurorët reagojnë për bllokimin e pagave: Nuk mund të pritet miratimi i një ligji të ri, ekzekutimi duhet të jetë i menjëhershëm

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë kërkuar ekzekutimin e menjëhershëm të pagave të magjistratëve, duke kundërshtuar mënyrën se si institucionet po justifikojnë bllokimin e tyre.

Në një deklaratë të përbashkët, tre organizatat theksojnë se Gjykata Kushtetuese i kishte lënë Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për miratimin e ndryshimeve ligjore lidhur me pagat e magjistratëve.

Sipas tyre, pas përfundimit të këtij afati, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë marrë vendimet përkatëse për llogaritjen e pagave, në përputhje me mekanizmin e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në deklaratë ngrihen pikëpyetje edhe mbi kërkesën e Ministrisë së Financave për rikthimin e formulës së mëparshme të pagave. Sipas organizatave të magjistratëve, kjo formulë nuk mund të përdoret më, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka pranuar se ajo është shfuqizuar.

Gjyqtarët dhe prokurorët argumentojnë se pagat e tyre nuk mund të mbeten të bllokuara në pritje të miratimit të një ligji të ri, duke theksuar se mosveprimi i Kuvendit nuk mund të pezullojë efektet e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Tre organizatat kërkojnë respektimin dhe ekzekutimin e vendimeve të KLGJ-së dhe KLP-së, ndërsa paralajmërojnë se çdo ndërhyrje e ardhshme ligjore duhet të garantojë të paktën standardin e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese dhe të mos sjellë një situatë më të pafavorshme për magjistratët.

Deklarata e plotë:

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve shprehin shqetësimin e tyre të thellë për vijimin e mosekzekutimit të pagave të magjistratëve, funksionarëve të organeve të sistemit të drejtësisë dhe të personelit të administratës gjyqësore dhe asaj të prokurorisë, si dhe për mënyrën se si po justifikohet kjo situatë nga institucionet përgjegjëse. Gjykata Kushtetuese i kishte lënë Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për miratimin e ndryshimeve ligjore dhe jo thjesht për depozitimin e nismave për ndryshime të tilla.

Në paragrafin 110 të vendimit nr. 15/2026, Gjykata parashikoi shprehimisht edhe situatën e mosveprimit të Kuvendit, duke referuar mekanizmin e llogaritjes te funksionari i administratës së lartë publike. Pas përfundimit të këtij afati, KLGJ dhe KLP kanë marrë vendimet përkatëse për konkretizimin e llogaritjes së pagave. KLGJ dhe KLP nuk kanë marrë kompetencën e Kuvendit për të bërë politikë pagash, ata kanë konkretizuar pasojat e një vendimi kushtetues pasi afati i vendosur për ligjvënësin kishte përfunduar.

Pas bllokimit të paprecedentë të pagesave të përllogaritura sipas formulës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, Ministri i Financave i ka kërkuar zyrtarisht KLGJ-së dhe KLP-së që t’i dërgojnë Drejtorisë së Thesarit urdhërpagesat e llogaritura sipas formulës së mëparshme. Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë ka pranuar publikisht sot se kjo formulë është tashmë shfuqizuar dhe se për plotësimin e këtij “boshllëku” duhet të ndërhyjë Kuvendi.

Këtu qëndron një kontradiktë që nuk mund të anashkalohet: nëse formula e vjetër është shfuqizuar, mbi çfarë baze ligjore kërkohet nga KLGJ dhe KLP që t’i dërgojnë Drejtorisë së Thesarit urdhërpagesa të llogaritura pikërisht mbi atë formulë? Situata është mëse e qartë. Pas datës 31 korrik 2026, nuk mund të kërkohet zbatimi i një formule që Këshilli i Ministrave, përmes Ministrit të Drejtësisë, pranon publikisht se nuk është më në fuqi, ndërkohë që të lihet pa zbatuar mekanizmi i përcaktuar nga vetë Gjykata Kushtetuese.

Po aq e rëndësishme është se vendimet e KLGJ-së dhe KLP-së, për sa kohë nuk janë goditur gjyqësisht, janë akte në fuqi dhe duhet të respektohen e të ekzekutohen nga institucionet përgjegjëse. Edhe nisma e re ligjvënëse e depozituar nga dy deputetë të Kuvendit duhet të vlerësohet me shumë seriozitet, si për faktin se ndryshimet ligjore kërkohen të miratohen dukshëm pas përfundimit të afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, ashtu edhe për përmbajtjen e projektligjit.

Kjo nismë nuk mund të përdoret për të justifikuar bllokimin e pagave sot. Ekzekutimi i pagave të magjistratëve nuk mund të mbetet peng i pritjes për një ligj të ri, apo i mosveprimit të Kuvendit.  Ndryshimi ligjor që Kuvendi duhej të miratonte deri më 31 korrik 2026 ishte detyrim për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, jo një kusht nga i cili varej pafundësisht hyrja në fuqi e efekteve 1 të tij. Vetë Gjykata përcaktoi se efektet e shfuqizimit hynin në fuqi, në çdo rast, jo më vonë se 31.07.2026, dhe parashikoi mekanizmin konkret që do të zbatohej në rast mosveprimi të Kuvendit.

Prandaj, pretendimi se pas 31 korrikut duhet të pritet sërish miratimi i ligjit do të thotë t’i jepet Kuvendit, përmes mosveprimit të tij, fuqia për të shtyrë një afat të vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Mosveprimi i Kuvendit nuk mund të shndërrohet në një veto faktike ndaj efekteve të një vendimi kushtetues. Nëse pranohet që mosveprimi i një pushteti mund të pezullojë efektet e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, atëherë vihet në diskutim vetë autoriteti i Kushtetutës.

Për këto arsye, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kërkojnë:

– Ekzekutimin e menjëhershëm të pagave të magjistratëve dhe jo kushtëzimin e tyre me miratimin e një ligji të ri;

– Që Ministria e Financave të sqarojë se mbi çfarë baze ligjore kërkon zbatimin e një formule që tashmë pranohet se është shfuqizuar;

– Respektimin e vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimin e mekanizmit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për periudhën pas 31 korrikut 2026;

– Ekzekutimin e vendimeve të KLGJ-së dhe KLP-së, për sa kohë janë akte në fuqi;

– Që çdo ndërhyrje ligjore e Kuvendit duhet, në mënyrë të qartë dhe pa ekuivok, të mos prodhojë një rezultat më të pafavorshëm se standardi i vendosur tashmë nga Gjykata Kushtetuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, k...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku një person është gjetur i pajetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Mitorvicë, ku viktima është identifikuar se është një 62-vjeçar. Ai është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”. Rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e […]

Lexo më shumë

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Publikuar më 06.09.2026
Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjar...

Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjarri raportohet në malin e Tërbunit. Flakët shihen se kanë përfshirë sipërfaqe prej rreth 3 mijë hektarësh, mbi fshatin Pezhvë, ndërsa vijojnë të përhapen për shkak se zona ka bimësi të dendur. Shërbimi zjarrfikës, i cili aktualisht po përballet edhe me vatra të […]

Lexo më shumë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Publikuar më 06.09.2026
Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar...

Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar në “Grida Duma Poskast”. Teksa foli për rastin më tronditës të cilin i është dashur të ndërmjetësojë, juristja tha se ngjarja vjen nga një familje shumë e pasur shqiptare dhe një çift shumë i njohur për publikun. Çobani shpjegoi se si çifti i njohur […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Publikuar më 06.09.2026
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës ...

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës në Elbasan, duke u kthyer në rrezik për banesat. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë mobilizuar tre mjete dhe 12 efektivë për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të afërsisë me banesat, ndërhyrja është fokusuar në izolimin […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

Publikuar më 06.09.2026
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sa...

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sarandë, i cili çoi në kapjen e 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arapi, i njohur me pseudonimin “Boraqi”. Mësohet se shumë nga shpërndarësit vinin nga Tirana dhe Elbasani dhe shisnin drogë vetëm gjatë sezonit veror. Ata shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ksamilit dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda