Shqipëria është eliminuar nga Botërori i minifutbollit, pasi u mposht 7-2 nga Brazili në fazën e 1/8-ave, në ndeshjen e zhvilluar në Essen të Gjermanisë. Kuqezinjtë nuk mundën të bëjnë rezistencë përballë brazilianëve, ndërsa sfida u shoqërua me tension të lartë, i cili kulmoi pas vërshëllimës së fundit.
Në përfundim të takimit, lojtarët e dy përfaqësueseve u përfshinë në një përleshje masive në fushë. Situata u tensionua edhe më tej nga tifozët shqiptarë, të cilët hodhën sende në drejtim të fushës.
Forcat e sigurisë ndërhynë për të ndarë lojtarët dhe për të rikthyer qetësinë në stadiumin e improvizuar, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të incidentit.
Me eliminimin përballë Brazilit, Shqipëria e mbyll aventurën në Botëror në fazën e 1/8-ave, mes 16 skuadrave më të mira të turneut.
Për skuadrën e drejtuar nga Irtan Sejko kishte pritshmëri të larta për shkak të përbërjes së ekipit, por pavarësisht humbjes, kalimi në fazën e 16 më të mirave konsiderohet një rezultat pozitiv për përfaqësuesen kuqezi.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/