Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fillimisht lagjen ‘1 Maji’ në Himarë këtë mbrëmje, në zonën e bypassit të qytetit. Sipas të dhënave paraprake dyshohet për të paktën dy banesa të djegura deri në këto momente, ndërsa rrezikon një lagje e tërë, me mbi 40 banesa.
Pamjet më poshtë tregojnë përmasat e mëdha të flakëve të cilat u përhapën me shpejtësi, paçka se në terren janë forcat zjarrfikëse. Turistët duken me valixhe në duar duke u larguar nga qyteti, ndërsa tymi ka përfshirë gjithë zonën, duke zbritur deri në zonën e plazhit. Banorët bëjnë apel për ndihmë, ndërsa mbrëmja e bën të pamundur ndërhyrjen nga ajri. Kanë nisur evakuimet e para, teksa deri në këto momente nuk ka asnjë person të lënduar.
Era e fortë dhe terreni i vështirë po favorizojnë përparimin e flakëve, duke e komplikuar ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/