Vijon të jetë e rënduar situata në Himarë, ku një zjarr që po përhapet me shpejtësi ka përfshirë dhe djegur dy banesa, ndërsa flakët rrezikojnë edhe shtëpitë e tjera në lagjen ‘1 Maji’, mbi 30 të tjera.
Sipas raportimeve nga terreni, situata paraqitet e vështirë për forcat zjarrfikëse, të cilat vijojnë të jenë në terren dhe po punojnë për shuarjen dhe izolimin e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Era e fortë dhe terreni i vështirë po favorizojnë përparimin e flakëve, duke e komplikuar ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse. Forcat në terren vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll situatën dhe për të mbrojtur banesat që ndodhen në zonën e rrezikuar.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/